Nga ‘terrorist’, në i pafajshëm/ Pushohet çështja për shkodranin që do hidhte në erë stadiumin

Ornela

U akuzua si pjesë e organizatës terroriste dhe u arrestua para ndeshjes Shqipëri – Izrael, 2 vjet me parë, por Prokuroria e Krimeve të Rënda pak para shkrirjes ka kërkuar pushimin e çështjes për shkodranin Ergys Faslia.

Tashmë çështja do të mbyllet përfundimisht nga gjykata në vendimin që do të marre më date 26 dhjetor. Personat e arrestuar në Nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodres u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.

Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’ kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në arrest shtëpie tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.

Në nëntor të 2017, katë persona, dy prej të cilëve shkodranë dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodres pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.

O.J/DITA

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *