Nga Veriu në Jug, Rama: 10 rrugët e reja që do të ndërtohen

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me grupet e interesit kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018.

“Planifikimi ka qenë i mangët, projektet të mangëta, po ashtu edhe kontratat dhe në fund produkti është i mangët. Ne kemi një buxhet, 42% më i lartë për financimin e infrastrukturës, do të thotë jo pak, edhe pse nuk është i mjaftueshëm për ndryshimin që duam.

Në 4 vitet e ardhshme ne do i dalim, parashikojmë rritje të buxhetit, pasi do të ketë rritje të të ardhurave, por kemi edhe projektin e 1 mld dollarësh” deklaroi ai.

Rama u shpreh se janë 10 segmente të rëndësishme që do të mbulohen nga buxheti i shtetit për 2018. “Do çojmë para projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. By-pass-in e Tepelenës, do të përfundojmë rrugën Korçë-Ersekë, do të garantojmë By- Passet e Fierit dhe të Vlorës.

Do të finalizojmë kontratën dhe do të fillojmë punën për rrugën e Arbrit. Milot-Balldren, Tiranë-Thumanë përmes Vorës, Kardhiq-Devlinë, një pretim i përsëritur nga të gjitha partitë, ka ardhur koha për t’i dhënë drejtim, më tutje aksin e ri Kashar-Rrogozhinë drejt Vlorës”.

Shefi i qeverisë deklaroi se do të dërgohen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e ARRSH që kanë abuzuar me ligjin për buxhetin.

“Kemi filluar proceset penale për supervizorët dhe zyrtarët e përfshirë në abuzime ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje të ligjit. Do të çojmë para drejtësisë për atë që ka marrë pjesë në këtë shkelje të papranueshme.

Nuk ka zyrtarë ARRSH që mund të hapë buxhet me firmën e tij duke i ngarkuar borxhe qeverisë, ndërkohë që ligji është i qartë dhe ka kufij të kapërcyeshëm edhe nga vetë qeveria”, deklaroi ai.

Share This Article
11 Comments
  • OR IDJOT TI PO NDERTON ‘KESHTJELLA NE RERE’ DUKE SHKATERRUAR TERE FAUNEN FLOREN MJEDISIN DUKE HAPUT TUNELE E ÇARE MALET PER TE KENAQUR KOMPANITE E MAFJES E KRIMIT E ‘GRUPET E INTERESIT’ ME PARATE E SHQIPETAREVE…..Ku te shpije rruga Koròe Erseke qe ke 5 vjet qe po ‘çan e çapelen’ malin e Qarrit kur rruga turistike ish nje mrekulli?????

    • Nga Qirjos Qinami po degjojme edhe gjera qe nuk i kishim degjuar ndonmje here : ” Rruga turistike” Korce-Erseke ka qene dhe eshte akoma nje tmerr i vertete per kolonjaret dhe kedo tjeter , qe ka pasur rastin te udhetoje . Keta “demokratet” tane jane vertet njerez te cuditshem , per te mos thene me shume , qe u dhembin syte kur shohin qe te behet nje gje e mire per vendin !
      Si injorante qe jane , dje delnin kunder parkut te lojrave per femije , tek Liqeni Artificial , sot dalin kunder nje rruge te re , me “zbulimin” e rrugeve turistike ! ! !

  • Qi Qi QINAMI prej Kolonje. Po kujt i thua idiot ti more kokra e katundarit kokebosh. Po ju doni balte dhe zhul se derrat ashtu jane mesuar te jetojne. Lereni more morra kete djale te beje Shqiperine.

  • Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  • Projekte ambicioze. Po u bene keto per 4 vite, mund te them qe qeveria qe drejton eshte e rikonfirmuar me vote nga populli.
    Projekte te medha, qe duan buxhet te madh. Ku do ti gjeje, ai e di. Po nuk morri borxhe te reja, OK, te ece.

    • Shikoje mire harten.
      Rruga logjike eshte Rrogozhine – Pezë – Kashar e cila pastaj bashkohet me autostradat e Veriut.
      Ne Pezë, kush do te shkoje me Tirane merr djathtas per ne Kombinat te bashkohet me Unazën e Madhe.
      Ideja eshte e shkëlqyer, por duket si enderr. Po u be fiton edhe jugu edhe veriu.

  • Nuk keni permendur dhe dy akse shume te renedesishme qe kane kohe qe kane nisur, por jane lene rrugeve. Ato jane: Rruga Tirane – Elbasan dhe rruga Qukes – Qafe Plloce. C’do te behet me ta?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *