Nga vilat tek hotelet/ Ja pasuritë e familjeve Çapja dhe Çela të Elbasanit

Ornela

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë deklaruar se do të nisin hetimet për vilat, hotelet dhe bizneset e dy prej familjeve më të përfolura të Elbasanit, Çapja dhe Çelaj.

Në një denoncim që është bërë në Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit, të dyja këto institucione e kanë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet dhe në këtë dokument, përmenden hotele dhe biznese që dyshohet se u përkasin këtyre familjeve.

Në verifikim, sipas Report Tv, kanë kaluar pasuritë e Petrit Çelës, ku përfshihen Tregu Agro-Ushqimor, shtëpi, vila, dyqane në qytetin e Elbasanit dhe makina luksoze.

Ndërsa pasuritë e fisit Çapja janë si më poshtë: Kompleksi Univers, Hotel Garden, pronat e Florenc Çapja, lokalet e Bledar Muçës, vila të Florenc Çapja, makina luksoze të Enver Çapja, prona të Ambri Sinakkolit, të Vladimir Çapja, të Erion Çapja dhe të Sajmir Serjanit.

Këto pasuri janë në Elbasan, në Pogradec por edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë këto hetime vijnë në një kohë kur rreth një muaj më parë pati një përplasje mes policisë dhe shoferit të një makinë Audi, Enea Bekteshi në Elbasan.

Familja Çapja është me një sërë rekordesh kriminale, pasi janë akuzuar shpesh për trafik droge edhe nga mediat e huaja, ndërkohë që në vitin 2016 iu bë një atentat anëtarëve të këtij fisi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *