Nga vizita e Tabakut në ZallHerr: Shteti ka dështuar!

DITA Online

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, postoi në Facebook një shembull, sipas saj, të dështimit të shtetit.

“Pak ditë më parë në ZallHerr ku takova Prenën, 45 vjeç me arsim të mesëm e cila mbante me punën e saj një familje me gjashtë anëtarë. Paguhej 30 lekë për çdo palë këpucë që qepte e sic do nënë bënte shumë punë të tjera në shtëpi. Dita fillonte në të gdhirë e mbaronte pothuajse në të gdhirë të ditës tjetër. Kur e pyeta a ka kërkuar mundësi të tjera punësimi ajo ose bashkëshorti më tha që nuk ka! Për asnjë në atë zonë nuk ka. I gjithë fshati kishte dy kafe dhe asnjë biznes tjetër afër. Zonjat e zonës punësoheshin në fasone e zotërinjtë rrinin prisnin mos ndoshta dikush largohet në emigrim! Si kjo familje kishte plot të tjera më thanë! Ky është shembulli më i mirë kur shteti dështon”, shkruan Tabaku.

“Ka shumë njerëz punëtorë që duan thjesht një mundësi, ka shumë zonja që ia dalin vetë, duan thjesht një mundësi. Ky lloj shteti që mbështet të fortin, që rrit taksat, që nuk motivon atë që studion e punon ky shtet ka dështuar! Kur shoh modelet që promovohen, bizneset që largohen, shkollat që mbyllen, cmimet që rriten e kuptoj që ky shtet ka dështuar. E kur takoj zonja si Prena që duan thjeshtë një mundësi e shoh që ka dështuar. Sot shqiptarët nuk duan as Kryeminsitër gaztor që ti ndërtojë shtëpinë, as shoë ë propagandë. Duan mundësi reale për punësim, arsimim. Kjo qeveri këtë nuk e ofron më. Në fakt nuk e ka ofruar kurrë”, mbyllet postimi i Tabakut.

v.l/Dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne Zall-Herr me kete emer nuk ka venali, jane bagetite qe kan ardhur ne kohen e sali Koleres dhe kane zaptuar tokat e tironcave.
    Tabaku gjej dhe Lenen dhe ploteso thenien e popullit, hiqja Lenes futja Prenes.
    Te vij turp me gjasme je ene tironce, mi mbesa e Bijes dhe e Derfish Hatixhese, qe mashtron robt hallexhi, duke i larguar lugatin nga “barku”..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *