Nga vjen emri Hasi?

Nela

Hasi ishte dikur lloj i pronës tokësore feudale më i madh se timari dhe ziameti.

Të ardhurat vjetore prej tij ishin mbi 100.000 akçe.

Haset e para në tokat shqiptare u krijuan gjatë shek. XV dhe u shtuan më vonë me përforcimin e pushtetit osman.

Më të mëdha ishin haset që zotëroheshin nga sulltani.

Të ardhurat e tyre vileshin për llogari të thesarit shtetëror.

Ato përfshinin të ardhurat më të rëndësishme të vendit, të cilat vinin nga taksat e vjela gjatë shitblerjes së mallrave në tregjet kryesore, nga doganat, kriporet, peshkimi, miniserat, si dhe nga detyrimet e një numri qytetesh dhe fshatrash.

Në çdo sanxhak ishin krijuar edhe hase të tjera që zotëroheshin nga sanxhak-bejlerët.

n.s. / dita

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *