Nga zero në hero: Busic, “basti” i fituar i Maganit

redaktor

Në fillim të sezonit, trajneri Gugash Magani do të shprehej se Tomislav Bushic ishte basti i tij, mirëpo kroati ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave për shkak të golave të munguar me fanellën bardheblu.

Deri para sfidës së “Niko Dovanës” me Kukësin, 30-vjeçari kishte mundur ta dërgonte vetëm një herë topin në rrjetë, pikërisht në fitoren 2-1 me Elbasanin në fazën e parë.

I vënë në presion nga tifozëria, por edhe nga statistikat zhgënjyese, Magani edhe pse kishte mungesa të rëndësishme në formacionin në fazën sulmuese e nisi takimin me verilindorët me Bushic në stol.

Në mungesë të alternativave, trajneri peqinas e hodhi në fushë kroatin në të 63-ën në vend të Kahatës dhe vetëm pas 9 minutash lojë, i dha avantazhin Tiranës.

Një gol me shumë peshë që u pasua me një përqafim të ligjshëm me tifozërinë, që e kishte kritikuar aq shumë, por Bushic nuk do të ndalej me kaq.

Në minutën e 78 pas një kundërsulmi të shpejtë të bardhebluve, kroati ftoi Muzakën për golin e dytë me një asist perfekt. Pas 22-ndeshjesh me Tiranën, Tomislav Bushic zhvilloi ndoshta 90 mintëshin e tij më të mirë me skuadrën kryeqytetase.

Magani mund të marrë frymë lirisht, sepse Tirana e tij mbetet një nga pretendentet kryesore për ta fituar titullin dhe nëse arrin ta ngrejë lart trofeun më të rëndësishëm në vend, Tomislav Bushic do të jetë vërtet një bast i fituar prej tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *