Autoritetet shqiptare shpallën person të padëshiruar në Shqipëri eurodeputeten Eleni Theocharous, e cila mori pjesë në funeralin e Kostandino Kaçifas në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Ky vendim ndaj saj u dha pas shfaqjeve të përsëritura ekstremiste në territorin e Shqipërisë nga ana e eurodeputetes Eleni Theocharous.
“Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare”, deklaroi të shtunën Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Por kush është eurodeputetja qipriote, që funeralin e minoritarit Kostandino Kaçifas në Bularat e shfrytëzoi për të bërë thirrje nacionaliste, së bashku me ekstremistët e tjerë të ardhur nga Greqia në Shqipëri?
Eurodeputetja Eleni Theocharous ka lindur në vitin 1953 në Qipro. Është me profesion kirurge. Është bërë pjesë e politikës si pjesë e ‘Lëvizjes Solidare”. Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ka qenë anëtare e Dhomës së Përfaqesuesve të Qipros. Në vitin 2009 u zgjodh për herë të parë eurodeputete ndërsa në vitin 2014 për herë të dytë.
Në vitin 2015 doli si kandidatë e pavarur ndërsa në vitin 2016 ajo doli në mbështetje të tezës për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Qipros duke bashkëpunuar me grupet nacionalistë greko-qipriote.
Në Parlamentin Europian është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve europiane. Aktualisht është pjesë e Komitetit të Peticioneve në Parlamentin Europian, ndërsa më parë ka qenë anëtare e komitetit të zhvillimit apo Komitetit për Punët e Jashtme.
Në karrierën e saj, shënohen edhe disa përplasje që kanë çuar në arrestime apo kërkesa për arrestime.
Incidenti me Azerbajxhanin
Në Shkurt të vitit 2017, ndaj Theocharous u lëshua një urdhër – arresti ndërkombëtar nga Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit. Mandati i arrestit për eurodeputeten qipriote u paraqit nga Baku përmes Interpolit. Por, Interpoli refuzoi këtë kërkesë, duke bërë që eurodeputetja t’u shpëtonte prangave.
Arsyeja pse kërkohej arrestimi i Theocharous, Azerbajxhani tha në atë kohë se vizitoi zonën e Nagorno-Karabakh ilegalisht më 20 Shkurt 2017. Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous përsëriti të njëjtat fjalë sikurse në rastin e Shqipërisë: “Nuk është hera e parë që kjo ndodh, është në nderin tim që një regjim diktatorial po më sulmon”.
Ekzaktësisht të njëjtat fjalë tha edhe ditën e shtunë pasi mësoi se në Shqipëri, ajo nuk mund të hyjë sepse është “person non grata”.
“Është një titull nderi të vihem nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri“, u tha mediave greke, duke shtuar se vendimi i autoriteteve shqiptare nuk mund të zbehë rezistencën e saj apo pasionin për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.
Por çfarë nxiti konfliktin e saj me Azerbajxhanin dhe çfarë përfaqëson Nagorno-Karabakh që u bë “mollë sherri”?
Nagorno-Karabakh, e njohur edhe si Artsakh, është një rajon në jug të Kaukazit. Në fakt është një territor i diskutueshëm, por që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Pjesa më e madhe e këtij rajoni qeveriset nga Republika e Artsakh, që më parë quhej Republika e Nagorno-Karabakh. De Facto është një shtet i pavarur me shumicë armene. Azerbajxhani nuk ka pasur autoritetet politik në këtë rajon që nga ardhja e lëvizjes Karabakh në vitin 1988. Pas përfundimit të luftës në vitin 1994, përfaqësuesit e qeverive të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë zhvilluar bisedime paqësore të ndërmjetësuara edhe nga OSBE, për statusin e kontestuar të këtij rajoni.
Personat që hyjnë në zonën Nagorno-Karabakh, konsiderohen nga Azerbajxhani si hyrje ilegale, edhe pse ky rajon i lokalizuar në kufijtë azerë nuk qeveriset nga Baku zyrtar që prej vitit 1988. Qytetarët e vendeve të tjera që kanë vizituar këtë rajon të kontestuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, janë futur në “listën e zezë” të azerëve. Në këtë listë gjenden 450 politikanë, gazetarë, akademikë e artistë.
Politikanë nga Azerbajxhani kanë kërkuar edhe që të diskutohet prania e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian. Anëtari i Këshillit Politik të Partisë së Re të Azarbajxhanit, Vugar Rahimzade, njëkohësisht edhe gazetar, tha se prezenca e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian është e turpshme. Sipas tij, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous inkurajon separatizmin dhe spastrimin etnik në atë rajon. “Ky është një shembull i padrejtësisë dhe standardeve të dyfishta të Parlamentit Europian në raport me disa vende”, u shpreh në atë kohë Vugar Rahimzade.
Lidhje me Rusinë
Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Qipro, Eleni Theocharous mbështeti Nikolas Papadopoulos, i cili i bëri thirrje Bashkimit Europian që të heqë sanksionet kundër Rusisë, që ishin vendosur kur Moska nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.
Eleni Theocharous ishte e vetmja eurodeputete dhe vëzhguese e institucioneve europiane që merrte pjesë në të ashtuquajturat “zgjedhje presidenciale ruse” në Krime më 18 Mars 2018. Një projekt joqeveritar ukrainas për sigurinë e informacionit, nxirrte në pah se Eleni Theocharous kishte pasur më herët kontakte me Rusinë. Në vitin 2000, ajo kishte vizituar territorin e Republikës së Komit, nën varësinë e Federatës Ruse.
Arrestimi në Turqi
Në Mars të vitit 2011, Eleni Theocharous u arrestua në Turqi nga ushtria turke, gjatë kohës që po zhvillonte vizitë në disa ndërtesa fetare në Qipro, në pjesën turke të ishullit.
Dhjetor 2016 – deklarata në Shqipëri
Në Dhjetor të vitit 2016, Eleni Theocharous ndodhej në Tiranë ku mbajti fjalën e saj në një aktivitet të organizuar nga PBDNJ. Edhe në atë kohë, eurodeputetja qipriote foli për Epirin e Veriut në tokë shqiptare, por deklarata e saj kaloi në heshtje. “Gjendem mes greqizmit të Vorio-Epirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”, tha ajo.
o.j/dita

Shqiperia ka Kushtetuten e saj dhe anetare e NATOS. Kushdo qe perpiqet ta destabilizoj duke nxitur urretje nder-etnike duhet te hetohet nga organet ligje-zbatuse kombetare dhe nderkombetare. Greqia problemet qe ka me Turqine e te tjere, apo edhe me veten e saj nuk mund ti zgjidhi duke iu hedhur ne shpine Shqiperise, duke cenuar integritetin e saj tokesor dhe detar. Greqia nuk mund te sillet me si me pare me Shqiperine. Greqia dhe Shqiperia duhet te respektojne me serjozitet RECIPROCITETIN me pakicat e tyre kombetare. Kjo eshte e vetmja rruge dhe themeli i nje fqinjesie te sinqerte qe tu sherbejne te dy shteteve dhe popujve te tyre.
Ha mut o Toni, ha.
Nje baxhelle helene,e ardhur nga gopi i semes,me ADN,
fenikase,baraz jevgjite…..! E perbuz racizmin,por kjo i
thencin femer e meriton kete epitet ashtu si baxhella tje-
ter ish- deputetja e parlamentit europian surrat-stafidhja,
Doris Pack ….! Femra qe s’jane aspak femra por baxhe-
lla me fytyre meshkujsh. Edhe Doris Pack duhet te shpa-
llet nga MEJ- Shqiotare: “Persona non grata” ! Mos kini
frike se do te zemerohet Saliu me Genc Pollon,jaranin e
regjur…!!!
Nese dini qe kemi shtet dhe kuptohet qe shteti mbijeton ne komanden e forces se ligjit.Mos pyetni per asgje qe bie ndesh me ligjin kushtetutes Shqiptare.Qofte edhe ndonji president i kujtdo shteti nese vjen dhe shkel ligjin te turret me shqelma bythesh jasht teritorit ku syt kembet.Nese nuk veprohet keshtu na rrofte kushtetuta me gjithe turlin e ligjeve brenda.Duhet pranuar.Jemi pa dinjitet.
Kjo baxhelle nuk do e felliqi me token shqiptare, funeralet e tjera te tipit kacifas do i shoh nga skai
Ja c’mostra e perfaqesojne Greqine ne Parlamentin Europian!Po vete PE perse i pranon keto mostra , nuk ka atje kritere per deputetet?
Shqipetaret nuk mund te aspirojne per nje evrope ku BE sherben si ombrell per te maskuar anti-demokracin e anetarve te saj problematik.
Greqia, Hungaria, Polonia per shembull jane vende ku jo vetem s’ke cfare meson por qe kane nevoj per vete te reformohen se kane mbetur teper prapa.
Greqia ishte kandidat per EXIT nga BE jo larg por 5 vjet me par.
Kuçkë ,kurvë ,baxhellë qënka mësuar me shpifje teritoriale si në Tiranë,Qipro,Azerbagjan edhe herë të tjera Tani i frynë zjarrit shovinistë grek ,kërcënon shqiptarët me fantazmën e Vorioepirit të kohës qepës që i ka dalë boja në dëm të shqipërisë dhe shteteve të tjera.Titullin non grada në shqipëri e meriton së bashku me një relacion shterrues të kërkesës për largimin nga parlamenti Europian .
Diktator Edi Rama?! Bravo Leni, nuk ka epitet me te lakmuar qe i ke bere qejfin nje kryeministri liberal, llafazan dhe frikacak. Prandaj erdhe ti ne Bularat dhe 2000 shoviniste greke dhe ulereritet sikur iu kishin futur hellin ne bythe. Kur Shqiperia udhehiqej nga nje diktator, ti veje e beje shurren ne Oqeanin Indian!