Letër e nënshkruar
Guri Shyti
E dashur DITA! Meqenëse, si shumë shqiptarë të tjerë, jam i ndjeshëm ndaj drejtshkrimit të gjuhës shqipe, do të doja që këto pak rreshta t’i vendosnit në faqen përkatëse të gazetës suaj.
Nëpër raportimet e gazetarëve, veçanërisht të TV-ve, sidomos nga vendngjarjet, ngatërrohet ndajfolja NDERKAQ me ndajfoljen SAKAQ. Në “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe” lexojmë: NDERKAQ – Gjatë kësaj kohe, ndërkohë. Kurse për ndajfoljen SAKAQ – Në atë çast, menjëherë. Dhe për të dya jepen shembujt përkatës. Siç del, kuptimet janë krejt të ndryshme, prandaj edhe nuk duhet të ngatërrohen. Më e rëndë është kjo kur këtë lajthitje gjuhësore e bëjnë gazetarët, të cilët duhet të jenë përçuesit kryesorë të drejtshkrimit dhe të drejtshqiptimit të gjuhës shqipe. Me respekt, Guri Shyti.