Ngec Besëlidhja, Kastrioti shkëputet në krye

Dita

Në javën e 20-të të kategorisë së parë u luajtën vetëm ndeshjen e Grupit A, ndërsa sfidat e Gruipit B u shtunë nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të një epidemie gripi që ka rënë në ekipin e Luftëtarit. Për sa u përballjeve në Grupin e Veriut, Kastrioti i Krujës fitoi 1-5 në fushën Adës së Velipojës, duke përfituar edhe nga barazimi 0-0 i Besëlidhjes në transfertë me Ilirinë, për të krijuar një shkëputje prej 3 pikësh nga lezhjanët në garën për vendin e parë, që siguron ngjitjen në Kategorinë superiore.

Nuk pati gola as në takimin mes Kamzës dhe Mamurrasit, reuzltat që praktikisht e u jep shpresë mamurrsakëve për mbijetesë, pasi ngushtohet në tri pikë distanca me Adën.

Në derbin e Shqipërisë së mesme, Besa e Kavajës fitoi 3-1 me Erzenin, ndërsa Burreli kaloi 1-0 Korabin, për të qenë shumë më i qetë përsa i përket sigurimit të mbijetesës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *