Ngec dekriminalizimi? Basha: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Saimir Lleshi

Ajo që demokratët e diskutojnë në takimet e tyre, kryetari Lulzim Basha e bëri sot edhe publike; mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Duke e konsideruar situatën alarmante, kreu demokrat tha se zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme.

“Zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike janë opsioni që Partia Demokratike ka në tavolinë përballë situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi”, theksoi ai pas një takimi që pati me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Marrëveshja për dekriminalizimin duket se ka ngecur, megjithëse palët kanë arritur thuajse në fund të marrëveshjes. “Nëse nuk ka refleksion, bashkëpunim për dekriminalizimin, atëherë nuk mbetet gjë veçse ta përballim qeverinë me vullnetin e qytetarëve në gjithë format dhe mënyrat deri në largimin e saj”, tha Basha.

“Partnerët na garantojnë se do bëjnë gjithçka për objektivat tona të drejta, që janë njëherësh edhe të shqiptarëve dhe jo të një partie politike. Unë dhe shqiptarët dhe partnerët e shohin që ora e vendimmarrjeve të mëdha po vjen, do i marrim bashkë me kundërshtarët politikë, apo pa ta, kjo është në dorën e tyre. Ndaj unë i bëj thirrje të fundit  reflektojnë pa vonesë për dekriminalizimin, gjendjen e mjerë të ekonomisë shqiptare, ose do përballen me aksion masiv politik”, tha Basha.

Kryetari i PD-së deklaroi se dekriminalizimi ka mbetur te refuzimi i qeverisë për të dorëzuar kriminelët e futur në pozita drejtuese nga Rama. /Dita

 

Share This Article
19 Comments
  • Ti te han… Ik ore palaco. Fundi po te vjen ty dhe krimineleve te tjere qe nuk keni lene masaker pa bere mbi kombin shqiptar ne teresi.

    Ik ore brekdhier, ik ore dreq shko ne Hollande dhe mos i ler te tjeret te lerojne tokat tuaja.

    Per cil popull ben fjale ti?
    Populli shqiptar e ka dhene verdiktin e vet, ne 2013 dhe 2015-ten. Kjo e para. E dyta ke kujton se kercenon ti? Kujton ti se ky popull ka vdekur? Provoje po ta mbajti bytha. Kemi te drejte te mbrojme qeverine e zgjedhur me voten e lire. Maxhoranca eshte legjitime, e kemi zgjedhur ne me vullnerin tone te lire dhe ajo po punon ne rrethana teper te veshtira per te ndrequr pasojat e krimit tuaj 25 vjecar.

    Je bere qesharak, ke filluar gjoja te trimerohesh pas thirrjeve te terroristeve te ISIS-t, ke filluar te trashesh zerin, njeri i deshttuar ne te gjitha drejtimet.

    Ambasada Amerikane duhet te pergenjeshtroje keto thenie te papergjegjeshme te ketij antiamerikani te qelbur.

  • I ka mare leje berishes dhe likes qe thote per zghedhje te reja ky torollak politik.me nje minorance me e ulta ne 25 vjet qe ka pd ky torollak kerkon qeveri teknike.qeveria qendron me vota jo me lloqe ore tutkun politik.

  • Ju politikanet pse nuk e kapni mendimin e keti debilit qe kerkon te vendosin unin per te rrealizua poshtersit qe realizoi deri me 23 qershor 2013.
    Ndermjet te tjerave.Ja se cfare deklaron:
    “do i marrim bashkë me kundërshtarët politikë, apo pa ta”,
    Kjo shprehje “apo pa ta” ,me te marr pushtetin me zgjedhje te parakoheshme,don te thote qe nuk do pyten keto “pa ta” aspak ne kuvend per te realizue dekriminalizimin.

  • Ky Luli po trembet nga Jozi,se nga Saliu po e po.Po i mbush poturret se po shef qe po perfundon reforma ne drejtesi pasi eshte i dyti ne radhe pas Saliut qe do shkoi para drejtesise.Dhe kete e ben shume here sa takohet me LUNEEEE.A thua se ky ja ka dhene llafin se do e mbeshtes si JAERSONI dikur Saline..?

  • E moj lulke do zgjedhje te parakoshme , po sikur tani u bon keto zgjedhje as dy muaj nuk kane , po si tja bejme moj lulke se rama prap I fiton,…. po ik mor psikopat ik zhduku se naike pru ne maj te hundes, nuk te shofim ne televizor dhe jo te drejtosh qeverin ti brek hale.

  • Po ik o lul ik andej nga hollanda gjej nonje pune ne parqet kombetare si lulevadites se ti as vete nuk i beson atyre qe flet te bene nje her kryebashkiak sle genjeshter e justifikim pa perdorur ashtu sic i more votat tani ik me nder se dhe vet saliu do votoje kunder teje ne kutite e gabuara ska me ristan kutite u ndrqen tani u tejngopen njerzit me sapunin tend e ti kerkon te na mbushish mendjen prap se ishte djathe

  • Ju gazete e “hapur”keshtu thoni te pakten mos I fshini komentet qe nuk ju pelqejn prandaj nuk do behet ky vend per faj te plerave qe ndodhen dhe ke kjo faqe nuk keni ndryshim dhe ju plera nga ata te iss.kina ju qifte ju qe hiqni komentet.

  • Zeri trashet per shume e shume aresye.Ketij Lul-it qe qesh edhe kur kercenon,zeri i eshte trashur nga nje shkak i vecante:Eshte ftohur ne bythe,nga qe mban gjithmone te ekspozuar per t’ja shijuar te tjeret.Kujton i ziu se,eshte ne vitrinat e Hollandes.Po mor burre,nuk je atje,atje ke lene gruan zevendesuese…

  • Luli. Prit dhe pak sa te hapet loja e luftes kunder terrorizmit dhe ti automatikishte do te zesh vendin qe te takon .
    Dekriminalizimi nuk behet nga perfaqsuesit e politikes por te Drejtesise dhe presjonit popullor .Deri me sot kjo komandohet nga kriminelet e Pd qe nuk mund te behet ne menyre ligjore dekriminalizimi.Populli vete nuk e bene se eshte teper i percare te mari nisma popullore per permbysje te sistemit te Drejtesise. .Aleatet rekomandojne qe ky proces te behet me pelqimin e partive politike por nuk ndodh. Kurren e kurres Pd nuk do te bjer dakorte me nje inisjative te tille .E kupton se me kete nisem goditjen do ta pesojne kriminelet me dy gjishta qe kane mbajtur penge per 24 vjete popullin shqiptare .
    Difekti kryesor i kaolicjonit Rama -Meta eshte vazhdini i qeverisjes me administraten kriminale .Qe kur hypen duhej bere shakrkimi i Presidentit dhe shkrirja e strukturave te Drejtesise .Motivi jane palosja e mbi palosja e dosjeve te krimit ne Shqiperi.Populli do ta mbeshteste dhe kjo reforme qe kerkojme qe prej 2 viteve do te behej brenda 3 muajve te para .Sot do te kishim nje atmosfere me te paster politike dhe ekonomike .Pse nuk u be!!!!!.Koha do ti vertetoje gabimet me dashje ose nga mos dashja .Alibia qe hidhet ne tregun mediatrik per dyshen Rama -Meta .E dine apo nuk e dine .Do apo nuk do .E lene apo nu e lene .Jane antikapate per te justifikuar pamundesine e kryerjes se reformes jo vetem ne Drejtesi po ne cdo qelize te shpartalluar gjate 24 viteve demokraci .
    Dihet qe ligji vendoset me dhune e jo me thirrje .Ne shume vende, ku demokracia vihej ne pikepyetje nga kriminalizimi ,u be hapi i kundert me ardhjen ne pushtet te Juntave qe bene te mundur vendosjen e ligjeve .Ato u rrezuan se nuk perputheshin me parimet e demokracise. U rrezuan per tu hapur rugen forcave politike me te pa kriminalizuara.Por ligjet qe vendosen Juntat mbeten dhe po i sherbejne praktikave te dekriminalizimit .Kete domozdo duhet ta kaloje dhe Shqiperia por jo me forca politike si Kreshnik Faqeziu bishte i manovrave te kriminelit Sali .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *