Ngec në Vetting prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, KPA e shkarkon nga detyra

J L

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Adnad Kosova.

Adnand Kosova është Prokuror në Prokuroinë e Përgjithshme.

Kosova kishte kaluar shkallën e parë të Vettingut, si i përshtatshëm në të tre kriteret, por vendimi u ankimua nga Komisionerët Publikë që kërkuan shkarkimin e tij për probleme me pasurinë.

Sipas Komisionerit, Kosova rezulton me mungesë të burimeve financiare dhe nuk arrin të justifikojë burimin e ligjshëm të blerjes së një apartamenti në Tiranë, “duke kryer kështu deklarim të pamjaftueshëm”.

Adnan Kosova ka drejtuar ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitet 2004-2008 dhe më pas është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku së fundi ishte dhe në sektorin e dekriminalizimit.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova“, njoftoi KPA.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Kjo është vendosmëria për të bërë weting në drejtësi ,kjo mbetet garancia për të ardhmen e drejtësisë në shqipëri. Dhe në qoftë se bëhen gabime të fillohet nga e para ,me rrugë më efektive për reformimin shpejt pa vonesa të pastrimit të institucionit prokurorve dhe gjykatësve .E përshëndes vendimin e marrë për konsolidimin e sistmit drejtësisë dhe me kurajo vendosjen e shtetit ligjor të barabart .

  • Keta kane qene hetuesat e qytetit te Korces te kohes te P.P.Sh.-se te cilet i kam njohur shume mire , e kur them i kam njohur , te gjithe pa perjashtim , nga kryetari i tyre e deri tek me i thjeshti , pasi puna qe kam kryer si nje nenpunes i thjeshte ne degen e kontrrollit te ndermarjes tregetare , me ka dhene kete mundesi .Punova deri ne privatizimin e plote te te gjitha njesive , pa mare asnje “qime” pa hak , engra dhe piva me parate e mija , me shoket e mij pa pasuri , me nxoren ne asistence prej ku u detyrrova te marr rruget e kurbetit , per te rindertuar te pakten shtepine e thjeshte te fshatit qe me lane prinderit e mij te varfer ..!Me vjen cudi si e bene kete “karriere ” keta zoterinj , nga hetues , ne prrokurrore , gjyqtare etj etj ..!Ne ato vite nje i afermi i im , person i njohur dhe i nderruar ne ate kohe bente kontroll mbi hetimet , i punesuar ne hetuesine e pergjitheshme ku shume nga keta hetuesa te cuditeshem me thoshin se “ke te fala ” nga K.P., PRA KUSHERIRI I IM I PARE QE UNE GJITHE JETEN TIME E KISHA PARE APO JO 5-6 HERE, ARESYE MOSHE APO SEPSE DHE AI KISH PUNUAR NE SEKTORE TE RRENDESISHEM TE SHTETIT TE VERTETE SHQIPTAR , PRANDAJ ISHTE PAK I VECUAR NGA SOJI I MADH E SIDOMOS NGA NE ME TE VEGJLIT NE MOSHE .NUK MENDOJ KURRE SE DHE AI QE U NDA AKSIDENTALISHT NGA JETA SAPO KISHTE DALE NE PENSJON NE FILLIMET E VETEVE 90 -te D O TE MUNDESHE TE BEHEJ I PASUR ..! PASI KAM NJOHUR PUNONJESIT E DREJTESISE NE KORCE , PRA ATA ME “PREJ ARDHJE “KOMUNISTE , SIPAS DETYRIMEVE LIGJORE TE PUNESIMIT QE KISHA , KAM TE DREJTEN TE PYES . “NGA NGJANE ” . “C`ESHTE PASURIA , PARAJA “..! NUK E KAM FJALEN PER ADNANDIN , QE NE ATE KOHE ISHTE DJALE I RI DHE ENERGJIK , POR PER TE GJITHE , PJESA ME E MADHE E TE CILEVE “KARRIEREN” E MBYLLEN NE TIRANE , TE MAJMUR ME PARA , KUR VENDI I PASTERTISE DIKUR KUNDERMON ERE KRIM , MAFJE, VENDI NXIN , TURPI MBRETERON . ISH DREJTORET E MIJ “FITUAN “TE DREJTEN PER TE JETUAR NE USA, UNE MORA MALET PER NE SHTETIN KOMSHI , PER TE PUNUAR SI SKLLAV , ME KAZME , LOPATE , KOMPRESOR , KUTALLE , LLOSTO ETJ ETJ HEKURA , VEGLA PRIMITIVE , PER TE SIGURRUAR BUKEN PER FAMILJEN ..!POSHTERSITE NUK PASKAN FUND ..! PUNOVA PER TE FITUAR “ASGJENE “, POR NUK ME BEN PERSHTYPJE E NESE “SYTE NUK MI HEDH ASKUSH ..”!

  • Keta Juriste te kohes se ketij tranzicioni post komunist ,shkateruan ne embrion cdo qelize te gjithe popullit te ndershem e te pa perkrahur Shqiptar .
    Keta e kane vendin vec ne ferr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *