Një grua ka ngecur nudo në oxhakun e ish-bashkëshortit të saj.
Ajo ka tentuar që të hyjë fshehuraci në banesë ku ndodhej ish-bashkëshorti dhe tre fëmijët e saj.
Por, duke qenë se oxhaku ka qenë i ngushtë, 35-vjeçarja ka vendosur të zhvishet, me shpresën se do të mund të ngjitej më kollaj.
Vetëm se më pas ka ngecur dhe ka filluar të ulërasë.
Britmat e saj janë dëgjuar nga ish i shoqi, që ka lajmëruar zjarrëfikësit ta nxjerrin.
Ish-bashkëshorti i saj është shprehur i mërzitur me faktin se iu prish oxhaku, ndërsa tha se nuk e do 35-vjeçaren pranë fëmijëve të tij.




Edhe kete s’e kishim degjuar ndonjehere. Nuk thone kot: “Sa te rrosh do mesosh”.
me pelqen
Mendoni se ç’ben nje nene per te pare femijet e saj!