Portali ResPublica i quan “pazare personale” të kryeministrit. Bëhet fjalë për premtime projektesh të bujshme që kanë ngecur. Një ndër to siç konfirmon zoti Rama është aeroporti i Vlorës.
U tha se punimet do nisnin që në qershor të 2018, por asgjë nuk ka lëvizur edhe pse kryeministri ka postuar në të shkuarën foto nga negociatat e tij personale në Turqi për këtë çështje.
Procedurat nuk janë bërë asnjëherë transparente siç ka ndodhur vazhdimisht me projekte madhore të kësaj natyre, për më tepër që shqetësimet janë se nuk ka patur garë në përzgjedhjen e investitorëve.
Si për aeroportin e Vlorës ashtu edhe për ligjin e Teatrit, ankesat kanë shkuar në Komisionin Europian. Ose oferta të pakërkuara ose negociata personale të kryeministrit, për të financuar projekte konçesionare.
Transparenca e vetme që bën kryeministri nëse mund të quhet e tillë janë replikat në rrjetet sociale me ndjekësit. Në një prej këtyre replikave ai ka pohuar se projekti për aeroportin e Vlorës është në vështirësi financiare, duke premtuar një tjetër afat, vitin e ardhshëm – shkruan ResPublica.
Zoti Rama nuk e ka fshehur që ka negociuar me turqit për këtë projekt, por mbetet e paqartë nëse turqit do të vazhdojnë të jenë pjesë e garës.
Zyrtarisht ministra e Infrastrukturës ka argumentuar tërheqjen e investitorëve turq me faktin se ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e VIA që në shtator të vitit 2018 dhe ka njoftuar shpalljen e një tenderi ndërkombëtar që ende nuk është hapur.
Prej qeverisë shqiptare është ofruar mundësia që kompanisë koncensionare do të jetë shteti që do ti mbulojë shpenzimet në rast humbjeve që mund të vijnë prej rrezikut të një numri të vogël udhëtarësh.
Replika e Ramës:
Sa per fluturimet me te lira, mbase s’e ke pasur mendjen, por me futjen e Air Albanias ne treg, shenjat e para te uljes per shkak te rritjes se konkurences kane nisur… Mirepo s’eshte llaf goje e as pune sa hap e mbyll syte, sepse duhet te kemi edhe aeroportin e Kukesit qe po ndertohet, ate te Vlores qe ka ecur me veshtiresi si projekt financiar, por sidoqofte do te nise te ndertohet vitin e ardhshem, si edhe Saranden qe eshte domosdoshmeri, por ende jemi ne procesin e nxitjes se investitoreve potenciale. Detyrat e qeverisjes besoj se e di mire, sepse kete pune kam, po ma ha mendja se pak me shume energji pozitive dhe pak me pak llafe te keqia pa lidhje, bejne mire edhe per shendetin e llafollogeve te sabahut.

Korrik 2016,Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik deklaron ,se ne zonen e Karpënit do te investohet 5 Miliard Dollare
per ndertimin e nje Porti,ku do te punesohen mbi 70 mije persona!Ky eshte mashtrim i faktuar,dhe sipas ligjit per mashtrim,
duhet te ishin denuar Edvin Escobar D’Rama ose Miliva Ekonomi,ose te dy bashke.
Nuk eshte puna se kane munguar kompani te huaja dhe potenciale. Kane ardhur dhe jane penguar.
Problemi i pare eshte se jo vetem ministria perkatese , por edhe njerezit rreth Rames, nuk kane idene per organizimin e projekteve te tille.
Dhe e dyta, eshte idiotlliku i Rames qe projektet strategjike do te ja japi me cdo kusht oligarkeve te tij.
Asnje kompani shqiptare nuk mund te ndertoj as aeroporte, as ura, as tunele dhe as rruge me standarte qe kerkohen, pasi nuk kane licensat e duhura dhe mbi te gjitha nuk kane pervoje.
Rasti konkret , shembja e tunelit ne rrugen e Arberit dhe ministrja Balluku nuk jep asnje sqarim…
Kush eshte ai i cmendur qe do kaloj ne ate rruge…??!!
A ka nevoje Shqiperia edhe per 3 aeroporte te tjera?! A jane bere studime fizibiliteti (mundshmerie) per rentabilitetin e ketyre veprave?! Shteti nuk duhet te hyje garant per fitimin e pritshem te ivestitorit. Riskun duhet ta marre ai qe investon. Shteti i jep me koncesion te drejten per te ndertuar dhe shfrytezuar aeroportin per 30 vjetet e ardhshem. Kjo eshte e gjitha. Fiton apo humb, – kjo eshte pune e investituesit. Keshtu behet ne te gjithe boten. Ku eshte pare investim me garanci fitimi nga shteti?!
Ky i korruptuar i mendon njerezit budallenj dhe vazhdon te llapaqenose per te na mbushur mendjen per projektet ne fantazine e tij. Ku e sheh uljen e cmimeve te biletave apo ngaqe vete dhe familja e tij biologjike fluturon business class me parate tona dhe ndoshta i bejne ndonje ulje per tju lepire nderkohe qe ne vazhdojme te paguajme gjithnje e me shtrenjte. Shiko raportin mbi te dhenat e kostove te fluturimeve te botuar para dy ditve o i korruptuar dhe i semure psiqik dhe pastaj fol per albanian airlines
Lexoni o njerez se cfare mbrojtesi i madh e i PA PARE i lekeve te shqiptareve eshte ky palo kryeminister:
“Prej qeverisë shqiptare është ofruar mundësia që kompanisë koncensionare do të jetë shteti që do ti mbulojë shpenzimet në rast humbjeve që mund të vijnë prej rrezikut të një numri të vogël udhëtarësh.”
Po ku eshte pare kjo lloj garancie super korruptive?
Po ne se nuk paska garanci per sasine e pasagjereve,atehere pse ndertohet ky aeroport?
Pastaj,thote mavria,se po ndertohet aeroporti i Kukesit,kur ky aeroport i ndertuar FALAS nga arabet,qe para 20 vjeteve u deklarua dhe u dorezua i perfunduar,ndersa tani po u hidhkan ca milione korruptive gjoja per ta ndertuar!
Kjo eshte grabitje o njerez,prandaj ky i marre derdellit se nuk kemi pare te ngreme rrogat dhe pensionet!
I kemi varur UJKUT melcite ne qafe!
Mirepo s’eshte llaf goje e as pune sa hap e mbyll syte, sepse duhet te kemi edhe aeroportin e Kukesit qe po ndertohet, ate te Vlores qe ka ecur me veshtiresi si projekt financiar, por sidoqofte do te nise te ndertohet vitin e ardhshem, si edhe Saranden qe eshte domosdoshmeri, por ende jemi ne procesin e nxitjes se investitoreve potenciale.
3 projekte per te cilat ai nuk ka investitore, dhe po ofron pazar me taksat e shqiptareve, duke i mbuluar “investitoret” me buxhetin e shtetit.
Thirini mendjes. Keto pazare jane pazare personale te Ramutit dhe jo projekte jetike te domosdoshme per popullin.
Nje grua vdes ne Vjose per te mos leshuar thesin 1000 leke me sherebele.. per 1000 leke. E mendoni me tej cfare krimesh ben ky palaco me miliardat e shqiptareve qe i merr dhe i shperndan sipas qefit kur populli vuan per gjerat me jetike?
Aeroport ne maje te malit, ne Sarande, ne Sazan, ne Vlore, ne Vermosh, ne Kukes..
Ku u con mushka o popull. Hiqeni qafe kete mizerje.
Bllokojeni. Protestoni si studentet. Duhen anulluar koncesionet patjeter se po rrenohemi si shtet dhe si popull.
MASHTRIMI I RRADHES, ALLA EDROGA.
NDONJE PASTRIM PARASH, KUR NUK E NDERTOI
TURKU, MEGJITHE 35 MILION EURO QE
DHURONTE RAMA PER KETE PUNE, TE TJERAT
JANE ORDHE ME RIGON
Po nuk dorzuat Gylenistet te padishau, ska aeroport ne Vlore !
Koncesioni i leshit,keta kane koncesionin e Rinasit dhe smund te ulin fitimet duke hapur tjeter.Ku i plas Rames per ekonomine.
Aeroporti i Vlores eshte ndertuar po ju nuk jeni aq vizionare sa kriekaqoli qe ta shihni. Ja shekoni edhe Lasgushi me Migjenin sapo fluturuan prej andej drejt Stambollit. Kot nuk thane te mocmit “Hip ketu e shiko Stambollin”. Ja keshtu u bene edhe keto qyfyret e barcaletaxhiut.