Katër anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u mbaron mandati këtë muaj, ndërsa Konferenca Gjyqësore Kombëtare është shtyrë për në muajin dhjetor.
Anëtarët që u mbaron mandati janë: Ilir Mustafaj, Flamur Kapllani, Tritan Hamitaj dhe Dritan Hallunaj.
Në bazë të ligjit, anëtarët e rinj zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore, e cila vendosi të shtynte mbledhjen e parashikuar për këtë muaj, për shkak të reformës së nisur në drejtësi nga palët politike. Katër anëtarët që u mbaron mandati janë emëruar në vitin 2010.
Dy prej anëtarëve që u mbaron mandati janë jo pak të përfolur në qarqet politike. Hallunaj akuzohet se liroi nga qelitë e burgut biznesmenin Arben Frroku, i cili u la i lirë edhe pse prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj.
Ndërkohë, Ilir Mustafaj erdhi në këtë post me propozim të ish-Presidentit Bamir Topi, çka u kundërshtua ashpër nga mazhoranca e djathtë. /Dita/