Ngërçi i opozitës

Ornela

Bedri Islami

Nuk e di ndonjë rast tjetër kur opozita shqiptare të jetë gjendur në një nivel kaq të mjerueshëm dhe, njëkohësisht, kaq të pabesueshëm. Edhe në vitet më të turbullta të një opozite, si ishte opozita e majtë pas zgjedhjeve të vitit 1992 e, më pas, opozita e djathtë pas ngjarjeve vrastare të vitit 1997 dhe në refuzimin popullor të vitit 2017, përsëri, në asnjë shkallë krahasimi, nuk mund të bëhet ulje ngritja e tyre.

Është një opozitë e shkallmuar nga politika e mohimit të gjithçkaje, deri në përdhosjen e vlerave të krijuara.

Një opozitë, në të cilën, dy liderët, njëri i zgjedhur me dorë nga familja politike dhe tjetri i ardhur nga rrjedhjet familjare, janë , si kurrë më parë, të pabesuar, dhe, si asnjëherë tjetër, mbartin mbi vete mëkate të mëdha, në mos realë, të hedhura në media dhe të pagënjeshtruara.

Edhe në kohën e vetmisë së madhe të Berishës opozita nuk ka pasur këtë qëndrim mohues ndaj saj, mospërfillës deri në thelbin e saj dhe refuzuese për gjithçka që ajo ofron në këtë përplasje të shurdhët, pas së cilave dëgjohen vetëm gjëmime çapaçule, që, as nuk prekin njeri dhe as nuk ngrohin një revoltë.

Në ditët e dhjetorit, kur protesta studentore ishte në agun e saj dhe, më pas, në pikun e dëshiruar, opozita mendoi se gjeti një kauzë të dhuruar, të sjellë si një pako e papritur dhe se, përmes hapjes së saj, do të ishte edhe pushteti i dhuruar.

Si nuk kishte menduar askush nga opozitarët, studentët i shpallën ata të padëshiruar, të huaj dhe të dëmshëm. Megjithëse lëvizja studentore i kishte shpallur luftë qeverisë, ndonëse një luftë disi luksoze, ata nuk i bënë vend opozitës, si reagim ndaj një të keqeje, e cila mund t’u ngjitej edhe atyre.

Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë.  Të argasur me protestën e ASTIRIT, opozitarët e kishin fjetur mendjen se, do të ishte e mjaftueshme vetëm dëshira e tyre dhe studentët do i hapnin të gjitha dyert, bile do të ishin të lumtur që opozitarët po i nderonin me praninë e tyre.

Mosqasja e tyre, as si pjesëmarrës, e jo më si liderë, ishte sinjali më sinjatifikativ se në fakt nuk kishim të bënim dhe nuk kemi të bëjmë me një opozitë reale, të pranishme, kërkuese dhe që të jep shpresë.

Ishte sinjali se, në të gjithë qenien e saj, opozita, në të dy krahët, nuk ishte asgjë tjetër veçse një detashment rezervë, jo për të dhënë një version ndryshe të besueshëm të qeverisjes, por vetëm që të vijë në qeveri, sidomos tani që 8 vitet e Rilindjes po rrokullisen drejt sfidave të tjera.

Përse opozita është kaq e larguar, në mos më shumë se sa qeveria, nga njerëzit dhe thellësisht e pabesuar?

Si mund të ndodhë që në pesë vitet e opozitës partitë ish-qeverisëse nuk kanë mësuar asgjë nga e drejta e njerëzve për të kërkuar më shumë prej tyre dhe se, kur nuk e gjejnë, atëherë i lë ata në vetminë e tyre?

A është vërtet një opozitë e tillë ajo që i duhet vendit dhe që, duke e vënë përballë skandaleve qeveritare, mund të të ngjallë më shumë besim dhe tjetër shpresë?

Pak e besueshme. Në mos, aspak e besueshme.

Lidershipi i opozitës është i kaluar në tehun e qeverisjes, por kanë prerë për vete e pak, ose aspak, për njerëzit. Shumë nga skandalet e mëdha të para vitit 2013 janë të lidhur me po këto qeveritarë të djeshëm dhe opozitarë të sotëm dhe kjo, as nuk të jep shpresë e as nuk të ngjall besim.

Disa prej tyre, veçanërisht në radhët e PD-së, janë të pabesuar edhe përtej kufijve të Shqipërisë londineze , ndërkohë që , me një marrosje të pashembullt, kërkojnë të paraqiten flamurtarë të nacionalizmit. Të të flasë Basha për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës duhet të vësh duart në kokë dhe të harrosh se ky Bashë ka në vete mëkatin e krijimit të dosjeve të luftëtarëve të UÇK-së, por edhe sjelljen në Shqipëri të një figure egërsisht antishqiptare si Fazlliqi.

Të të kërkojë Berisha flamurin nacionalist, duke mos e harruar inatin e tij proverbial ndaj presidentit të Kosovës, Thaçi, të cilin, pas një mesazhi të vonuar të tij, e ka bërë gjithçka, agjent, desantues, provokator, dhurues tokash, serbofil dhe, krejt befas, fut në të edhe një riosh, që vërtet nuk duhet të jetë ministër i jashtëm i Shqipërisë, por e gjithë e shkuara e fisit të tij është shumë herë më e dëshmuar në dobi të kombit , se sa Berisha dhe lobi proserb që rri rreth tij.

Opozita ka humbur besueshmërinë, pasi, edhe në grupimin e krijuar rreth vetes, si një mbulesë kryetarësh në të ardhmen e tyre, ajo ka zgjedhur figura politike të deformuara, të cilët, kur dalin në ekran, me tonet kërcënuese, sikur mbajnë në duar rrufetë e Zeusit, të ngjajnë me dinosaurë prehistorikë ose si mumje politike të ardhura befasisht nga koha e shkuar.

Të gjithë, ose thuaj të gjithë figurat e paraqitura nga opozita për të ndryshuar këtë vend, janë aq të konsumuara dhe të lodhura politikisht, sa që mund të mendosh nëse mund të ngrenë këmbët e tyre e jo më shtetin. Të besosh se ndryshimi mund të vijë nga Vasili dhe çupkat lësëiste, nga Paloka apo çuni i Balliut, nga Strazimiri me kobure apo vetë shefat, është njëlloj si të besosh për të mirëqenë një nga përrallat e Një mijë e Një netëve.

Përse nuk e ndryshon opozita establishmentin e saj politik? Nuk e di ajo vetë se vetingu i tyre politik është nëpër këmbë dhe se çfarë rotesta e studentëve i tregoi, më shumë atyre se sa qeverisë, se janë mall i dorës së dytë?

Të gjithë e dinë fare mirë. E ndjejnë, por i duhet një detashment i tillë, i besuar, i frikësuar dhe i gatshëm të shesë gjithçka, deri edhe nderin politik, për të pasur një vend në parlamentin e ardhshëm, për të qenë një ditë kryetarë bashkish , ose, në rast rrotacioni politik, drejtues të një dikasteri, ku, si është bërë traditë nga të gjithë qeveritarët, të kenë edhe sekretare në një moshë të njomë.

Një opozitë , e cila shumë lehtësisht largohet nga parlamenti dhe kthehet për të mos djegur mandatet; e që , pas një hopi kalon përsëri në gjysmë ilegalitet; që fshihet pas fustanit të çdo proteste edhe kur nuk e qasin; që kërcënon me soj e sorollop duke tundur rrufetë budallaqe, që nuk e di se çfarë do të bëjë nesër, vetëm duke pritur të ju afrojnë pushtetin nga lodhja qeveritare, nuk bën hajr as për vete e as për këtë vend, i cili, i lodhur nga loja cicmic e dy partive të mëdha, hedh sytë më kot në hapësirën e politikës, të cilën e kanë mbyllur e nuk duan ta hapin pikërisht partitë e mëdha.

Opozitën nuk e bëjnë as kërcënimet e Bashës për të hedhur qeverinë në Lanë, as çizmet e hedhura në një çast delirant, as thirrjet budallshëm të një deputeti të Pogradecit që rri tek Astiri, ku ka gjetur veten si një trim i çartur; nuk e bëjnë as deklaratat e Vasilit, që më shumë i bëjnë dëm opozitës se sa mbushin njerëzit me shpresë.

Një opozitë e tillë i zgjat jetën një qeverie që po bën skandalet e saj, që ka krijuar mitin e PPP-ve, që qeveris si ti vijë për mbarë dhe , mjerisht, larg premtimeve të saj.

Nëse opozita nuk shkundet dhe nuk bëhet pjesë e jetës së vërtetë opozitare, gjatë do të rrijë në blic takimet .

Dhe, po kaq lirisht, do të na qeverisë një pushtet i cili nuk trembet nga mëkatet.

 

Share This Article
10 Comments
  • Janë një TUFË HAJDUTËSH dhe KRIMINELËSH që Shqyejnë si HIENA Shqipèrinè , bashkë me MASKARAIN Edvin Rama ! ! ! Edhe këta të PaBesë NUK janè Opozitë , por janè njè TUFÈ HORRASH !!!!!! SHQIPÈRIA nè RREZIK nga këto CRIMINAL BANDS (PD LSI PS) !!!!! Duhet me patjetër një PARTI e RE , sepse edhe EDVINI i ka “Hipur Kalit Sprapthi” , dhe qenka “DIKTATOR” për PUSHTET !!!!!!!! Nuk jep Dorèheqjen i biri i Kristaqit , që ti hapi Rrugë LALI ERIT dhe Partisè SOCIALISTE

  • Z. Bedri Islami eshte munduar te rehabilitoje veten me kete shkrim, pas disa shkrimeve pa kuptim kunder Rames! ”Ne boten e njerezve, qe nuk shikojne, njeriu qe ka vetem nje sy eshte mbret” thote nje proverb i huaj! E kam fjalen e gjithe opozita ,kjo qe ka ngelur por edhe ata qe jane larguar jane hajdute dhe kriminele! Shqiptaret harrojne shpejt! Une nuk harroj se cfare na beri Saliu dhe banda e tij! Pra ne grupin e vrasesve saliniane, Rama qe eshte vetem hajdut,sipas ketyre krimineleve, eshte njeriu me nje sy! Nuk qetesohet Shqiperia pa u larguar Sali-Meta dhe mercenaret qe i rrethojne! Atehere Rama duhet te jape doreheqjen dhe te largohet,por jo me pare! Marredheniet shoqerore individuale ne Shqiperi jane per interes dhe jo per nje demokraci!

  • Me marreveshjen Ramadan-Berisha te vitit 2008 u vendos qe landfilli i plehrave te jete brenda shtepise.Nga ky landfill administratori Zoti -shoku Ramadan mori cka ishte hedhur gabimisht.i
    Mori shokun Visho dhe shoqet e vet bekuara Bregu e Topalli dhe i syrgjynosi ne europe ndersa fatziun Bode e kyci ne kasafortat e bankes.
    Tashti ti Bedri sado qe te germosh bishtin e qenit ke per te gjetur,Gjerrat me vlere i grabiti piktori

  • Opozita politike ka degraduar se ata nuk punojne per interesat e popullitr ,por per te shpetuar nga burgu per krimet e tyre!
    Kjo e ka bere Ramen me arrogant,me harbut,per kokeforte dhe me te rrezikshem per fatet e popullit shqiptar!
    Rama ka shkaterruar nje shtet te tere,ka mbeshtetur korrupsionin,pavaresisht se betohet kunder tij!
    E vetmja rruge e shpetimit te vendit eshgte shporrja e Rames nga pushteti dhe krijimi i nje partie te re me njerez te pa perlyer qe t’i japin garanci popullit per te ardhmen!~
    Nga PS-ja nuk kam asnje shprese se ajo nuk ekziston me si parti politike,por vetem si nje turme delesh qe i shkojne pas cobanit Rama edhe sikur te jene duke u mbytur ne lume!
    MILITANTET tru shplare jane sot “NJERIU I RI KAITALIST”!

  • RAMA PO QEVERIS SI ALI BABA ME 40 HAJDUTET ME KETE OPOZITE ENVERISTE TE SALI VARKARIT TE ENVERIT, ME KETE PARLAMENT TE GRAMOZ RUCIT, XHELAT I ENVERIT DHE ME KETE PRESIDENT TE KORRUPTUAR ENVERIST, LIKE FLORIRI QE I KA ZGJEDHUR DORA VETE,

    prandaj:

    Per cfare ankohesh ti, o enverist fanatik, Bedri Islami?

  • Veprim opozitar parazitar
    Tani , qe protesta studentore I ka konsumuar te 8 pikat e saj , duhet te bejme nje bilanc , sa ja ka vlerjtur , nga ana politike , morale dhe ekonomike . Do te thoni se nuk ishte politike . C’do proteste , perplasjen dhe zgjidhjet i kerkon nga politika . Politika administron jeten e vendit . Ne rrastin e studenteve , zgjidhjet kerkoheshin drejt per drejt nga Pushteti i PS , qe ka 6 vjet , qe qeverris e vetme Shqiperine .
    Qe ne fillim duhet thene se ne 3 dite proteste efektive , studntet munden te merrnin t zgjidhura te 8 pikat e kerkeses se tyre . Protestuan njerez , qe nuk marrin as nje lloj rroge , madje famillet e tyre paguajne; nuk kane as nje lloj pushteti . Studentet jane shtresa , por shpresa e arthme .
    Studentet I vleresoi Qeverria , por I vleresoi dhe populli . Nuk u degjua nje fjale e keqe per ata, qofte dhe kur gabuan tek tuk . Protesta studentore , nuk u vleresua , per produktin, por per seriozitetin dhe mbeshtetjen ne forcen e tyre , ne entusiazmin rinor dhe ne risine , qe solli , si proteste jasht politikes . Po qe se protesta do te perdorej politikisht , qofte dhe ne aparence , do te urrehej nga populli . Perfitimet materjale te studenteve ishte produkti me i paket , qe pritej . Produkti me I rendesishem ishte shkundja e Qeverrise , nga themelet . Kuk mund te mos reflektonte Kryeministri , ndaj Qeverriise , kur u vertetuan mjaft mangesi ne zbatimin e ligjit baze , per trajtimin e studnteve . Me ndryshimet drastike ne Qeverri , Kryeministri nuk u mjaftua me nje autokritike . U mbeshtet me vendime , qe korrektonin vijen ekonomike . Me ate dliresi , qe u paraqit protesta , ate pergjigje mori , nga shkaketaret e atyre anomalive te akumulura dhe te pa zgjidhura . Nuk eshte vetem se qelloi E. Rama . Shumica e Kryeministrave serioze , keshtu do te vepronin .
    Opozita ka 6 vjet , qe flet ne tribuna , cirret ne rruge , beht pjese e c’do ankese sporadike dhe nuk e degjon kush . Pse ky ndryshim rrenjesor i qendrimit qeverritar , Opozite – Studente? Perseri sot , pashe , qe Monika therriste : Te ngrihemi? E degjoi kush, u ngrit kush? Thirrjet e opozites nuk kane mbeshtetje popullore . Mbeshteten vetem nga nje grusht i vogel muhipesh fanatike , qe njihen me emra , mbiemra dhe bemat e tyre , per mosbindje civile .Keta perbejne opoziten e sotme “te grushtit , te xhamave te thyer “
    Opozita , duhet te ndalet ne krahasimin e vetes , me studentet . Ata fituan , me shume se sa kerkuan , opozita , me nje mori deputetesh , personalitetet te njohura , me zyra komode , me vetura , me roga fantastike , jo vetem nuk ka fituar asgje , por po rrudhet perdite . Kjo me frikon dhe muaj , qe shkruaj . Vendi im , ka nje opozite , qe paraziton mbi kurrizin e popullit . Askush nuk e degjon . Askush nuk pyet per te . Eshte opozite parazitare . Nuk punon . Kur punon , punon gabim dhe e mbyll ciklin , ne sportelet e rogave dhe ne kafenete e shtrenjta , duke share qeverrine . Sot pashe , qe Alibeaj kishte sharre qeverrine alias vendin e vet , ne televizionin hollandez . Pune opozitare eshte kjo ? dhe nuk eshte nje rrast . Dhjetra rraste , deputete te opozites , ne forume nderkombetare shajne me nen e e babe , vendin e tyre . Popujt kane nje psikollogji. Edhe hollandezet e kane urryer , kete fjalim te urrejtjes popullore .
    Parazitizmi i kesaj opozite njihet ne detaje nga populli , qe vigjelon , per permiresimin e jetes se vendit . Si e genjen mendja kete opozite , me kete fytyre politike , populli do t’i besoi qeverrisjen?
    Eshte koha , qe Opozita te pastroi radhet e saj , nga megallomanet , hipokritet dhe ne menyre te vecante , nga dembelet . Me sa duket edhe vete opozita ka gjetur veten ne opozite , pa pergjegjesi , pa pune , me para me pasaporta diplomatike , jete e kenaqeshme . Perseri do zgjidhen, se vihen ne krye te listave . Shifni nje aksion opozitar : Bojkotin! E ke pyetur elektoratin? Keto burra dhe gra deputete u thone votusve : Jeni te detyruar te na jepni voten , duke bredhur ne vendetr turistike .Vota opozitare gjithnje eshte e cmuar . Sado , qe e vonuar , Opozita duhet te rivleresoi vetveten , sepse vendi ka nevoje, per te . Zgalem

  • Shiko fotografine dhe nxir konkluzionet!Lulush Karabushi ka shume akuza mbi shpine dhe akoma e dredh dhe paguhet me taksat e popullit te ndershem,Fatlig Mediu,vrases,hajdut,mashtrus dhe vazhdon e paguhet me taksat e popullit,Moniqe Kryecari ka shume akuza qe perdite cfar nuk degjojme,por dhe me ze dhe figure,ku i ndjeri Dritan i beri publike e cfar te themi dhe per floririn etj,etj.Si ka mundesi qe kjo bande tigrash prej lecke me te gjitha keto vrasje e vjedhje qe kane bere ,paguhen me taksat e popullit qe e di vete se si i nxjer ato te ardhura!Po si ka mundesi qe keta paguhen nga taksat e popullit,po si ka mundesi,po si ka mundesi!!!!!.Si ka mundesi qe nje KRIMINEL si SALI BERISHA,i cili dogji dhe shkateroi Shqiperine,vodhi leket e gjakut te shqiptareve ne firmat piramide,shkateroi industrine,bujqesine,shendetesine,arsimin,ushtrine,policine dhe mbolli faren e te keqes,vazhdon edhe sot e kesaj dite e na can menderen ne parlament,shan para e mbrapa,ben thirje per gjak se sqenka ngopur akoma,dhe ne mbajme sehir e Ai paguhet me taksat e popullit!!!!!.O popull i ndershem zgjohu dhe varu torben ne qafe me m…

  • Aresyetimi i Bedriut me duket si arsyetimi i njerit ne gjykate ne Puke qe tha:Gruan e kam te ndereshme por fajin e kane dashnoret e shumte qe nuk i lene kohe te fleje me mua

  • Bedri-djali,qe te flasesh per opoziten,duhet ta njohesh shume mire ate.Por,qe te njohesh mire opoziten,duhet te njohesh shume mire Ramen,duke e pare me sy realisti dhe jo militanti (sikunder je ti).Dhe po ta njohesh mire Ramen,me ate syrin,qe te thashe,do ta grisje,para se ta botoje,kete shkrim,qesharak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *