“Ngërçi” institucional, Xhafaj i shkruan Llallës: Lexo Kushtetutën

Dita

 Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj iu përgjigj pretendimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, se ka një ngërç institucional në punën e prokurorisë, pas ndryshimeve kushtetuese. Xhafaj tha se prokurorët duhet të vazhdojnë punën për dosjet që hetojnë zyrtarët e lartë, pasi kjo e drejtë nuk iu është shfuqizuar.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë i përgjigjet kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shqetësimet e këtij të fundit, i cili pretendoi për ngërç institucional që pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja Kushtetuese. Në letrën prej 6 faqesh, të firmosur nga kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj e cila i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, letër për të cilën është vënë në dijeni edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Sipas kësaj letre, Xhafaj është treguar i kujdesshëm duke renditur në disa pika  argumentet e tij, ku në të gjitha rastet i kërkon kryeprokurorit Llalla të lexoj dhe t’i referohet Kushtetutës dhe neneve të saj, pasi në asnjë rast nuk ka nevojë për dispozita tranzitore për funksionimin e organit të akuzës.

Xhafaj argumenton se ndryshimet e reja në asnjë rast nuk kanë parashikuar ndërprerjen e funksionit të një institucioni, por përkundrazi Kushtetuta i jep të drejtën e vazhdimësisë së punës.   Aktualisht, pas ndryshimeve kushtetuese, janë ende në fuqi ligji për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Prokurorinë etj. Mbi këto rregullime ligjore ekzistuese, organet e përmendura po vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre. Të gjithë këto ligje do të vijojnë të zbatohen prej këtyre organeve, derisa ato të shfuqizohen. Edhe ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në RSH” është ende në fuqi. Mbi këtë ligj janë duke ushtruar kompetencat kushtetuese e ligjore nga Prokurori i Përgjithshëm e deri te prokurori më i ulët. Sa i përket pretendimeve të kryeprokurorit Llalla për mungesën e bazës ligjore mbi të cilat prokuroria duhet të ushtroj funksionet e saj pas ndryshimeve kushtetuese,

Xhafaj i përgjigjet ndër të tjera edhe me pyetje, mbi cilin ligj po e kryen aktualisht veprimtarinë e tij ky institucion kushtetues? Në letër thuhet se përderisa kushtetutbërësi nuk e ka parashikuar periudhën tranzitore, Prokurori i Përgjithshëm në bazë të Kushtetuese vazhdon punën e tij deri sa ligjet të shfuqizohen. Asnjë organ kushtetues ose edhe funksionar i këtyre organeve nuk përfundon së ushtruari kompetencat ose mandatin e tij, me të cilin është ngarkuar, në datën e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese. Nëse për ndonjërin prej tyre organeve, kushtetutbërësi do kërkonte të ndërpriste vazhdimin e ushtrimit të funksionit, atëherë do e parashikonte shprehimisht. Për të gjithë organet kushtetuese, në kompetencat e të cilëve janë bërë ndryshime të pjesshme ose të plota, Kushtetuta nuk pengon vazhdimësinë.

Këtë argument, Xhafa e cilëson edhe te rasti, kur prokurori i përgjithshëm pretendon se është në ngërç institucional për dosjet e korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë deri në krijimin e SPAK-ut apo transferimin e dosjeve hetimore nga prokuroria për krime të rënda në institucionin e posaçëm hetimor.

Në rast se Kushtetuta do synonte që këtë kompetencë, për periudhën tranzitore, t’ia kalonte një organi të ndryshëm nga prokuroria, do e kishte parashikuar shprehimisht. Kushtetutbërësi nuk ka parashikuar ndonjë organ tjetër, sepse nuk ka qenë e nevojshme ta bëjë një gjë të tillë. Kuptimi që ka neni 148 i Kushtetutës, i cili përcakton prokurorinë dhe asnjë organ tjetër “që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq”, heq shqetësimin e Prokurorit të Përgjithshëm për kryerjen e këtyre funksioneve nga ndonjë organ tjetër. Kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë e mbyll letrën me një mesazh, duke kërkuar nga prokurorët të kryejnë detyrën me profesionalizëm dhe të largohen nga veprimet abuzive dhe korruptive gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Share This Article
13 Comments
  • Boll me me Xhafen ! Nuk ka ngelur njeri qe te mos e dije se sa budalla eshte.
    E perdor Edvini sda here i duhet tamam si zar.

  • Z. Fatmir Xhafaj si ke pasur kohe per t’i shkruar 6 faqe Kryeprokurorit Kosi+Uje (Llalla) edhe 6 rrjeshta per te jane shume.
    Sic shikohet ti ke ndjekur parimine Leninit qe:
    Nuk kam kohe te shkruaj shkurt, prandaj po shkruaj gjate..
    Z Fatmir a e kupton qe Kosit+Uje po i mbaron mandati dhe nuk ka marre vesh gje deri me sot, ai ne kete post hyri shul e doli lloz, ka bere vetem cfare i ka thene Sah-leh dhe SHQUP-i.

  • Rilindjotet nuk ia kane idene se cfare do te thote meritokraci dhe aftesi, ata vendosin me partishmeri dhe servilizem. Ky eshte si puna e enferrit qe i caktonte sasite e nxjerrjes se naftes me urdher pavaresisht se inxhinjeret dhe tekniket e shkrete perpiqeshin te arsyetonin se duhen studime e investime dhe nuk mjaftonte besimi i patundur tek partia.

  • o socialisti i ndershem po si ka mundesi qe xhafa eshet budalla si ka mudnesi qe ai eshte budalla si ka mundesi qe beri reformen , ka bere gjithe ligjet dhe eshte budalla….si ka mundesi o socialist i ndershem…. ca te ka zene vendin ty apo nuk ja del dot ti perballesh xhafes dhe e sulmon ne kete lloj menyre
    apo te ka prekur llallen se me te po ben lek duke vjedhur dhe nxjerr kriminle nga burgu dite per dite

  • Info analitike je trap fare nga mendja po cne rilindisat me refornen ne drejtesi
    Ah po ju cdo ligj e lidhni.me salijn se ai ua ben ligjet ju dhe ja jep llakles pastab qe,eshte kokra e mashtruesit e hajdutit e injoranti
    Info analitike jepi pak.info llalles nga kushtetuta sa i pafte qe eshte dhe i vjen.inat pa le qe i thone i pafte

  • Nese partia demokratike ka ndermend te hakmerret ndaj popullit tone dhe duke ju kendervene Fatmir Xhafes qe po bene pune te shkelqyer Gabohet. Psi te firmoset Reforma dhe te marre jete ne kete shoqeri ky Llall duhet te hetohet ne lidhje me keto mozbatime te ligjit

  • Ndryshe nga ce kishte mendur Saliu ka kundershtar te fort politik. Fatmir Xhafa ka aftesi jo vetem ta lexoj e interpretoj por dhe te zbatoj ligjin ne krahasim me Prokurorin e pergjithshem qe dilka mbi kushtetuten

  • Booo e lexova kete artikull dh u shokova… ca jane keto qe shkruhen… i ka derguar leter Llalles Xhafa… Po pse di te lexoj prokurori jone??? se kam pershtypjen se nuk e lexon dot dhe Kryetari i Ligjeve duhet tja lexoj vete… dhe aq me teper nese pret interpretim te Kushtetutes… po nuk di ai z. Xhafa… thjeshte nuk di

  • L ke shume te drejte ne rastin me te mire e ben nga paaftesia kete ngerc Llalla dhe ne rastin me te keq e ben me qellime te pista politike

  • Populli pret drejtesi dhe drejtesia z. prokuror nuk po na vjen nga ju po nga kryetarri i ligjeve… ti duhet te jesh bashkepunues se ca u pa nese sillni re te zeza mbi reformen??

  • Nje pyetje kam une: kur te votohet reforma ne drejtesi…. ky prokuror a do te dale para drejtesise per kete situate?

  • Zoti Xhafa urime per reformen!Eshte merita juaj miratimi i kesaj reforme kaq te rendesishme per vendin tone!Le te lehin qente e Saliut…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *