Pas zvarritjeve disa-mujore dhe ngërçit në negociatat mes palëve, kthehet çështja e rindërtimit të “Loro Boriçit”. Ecuria e punimeve në impiantin e ri në Shkodër është vënë në dyshim, prej mosmarrëveshjeve të Federatës Shqiptare të Futbollit me Këshillin Bashkiak të qytetit të Shkodrës.
Ndërsa pritej nënshkrimi i kontratës për stadiumin ku punimet po ecin prej muajsh me ritme të ngadalta, FSHF nuk ka pranuar asnjë prej pikave të propozuara nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Këshilli Bashkiak i kryeqendrës së veriut.
Në tre mbledhjet e zhvilluara, jo vetëm që nuk u formulua asnjë ndryshim nga propozimet e paraqitura deri më tani nga Bashkia, por u vendosën edhe kushte të tjera. Pika e parë, e hedhur poshtë nga federata ishte ulja e kohëzgjatjes së kontratës për shfrytëzimin e “Loro Boriçit” nga 20, në vetëm 15 vjet.
Tjetër propozim i refuzuar nga FSHF lidhet me pikën ku parashikohet penalitet në rast të mos dorëzimit të objektit në afatet e përcaktuara sipas kontratës. Sipas propozimit të komisionit ad-hoc, federata duhet të paguajë gjobë në vlerën 0,025 për qind mbi vlerën e përgjithshme të investimit, për çdo ditë vonesë.
Tani diskutimi do të spostohet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, në mbledhjen e parashikuar të zhvillohet më 4 Dhjetor. Prej dy muajsh, Bashkia e qytetit i ka premtuar krerëve të federatës firmosjen e kontratës.
Gjetja e një zgjidhje që do ti hape rrugën punimeve normale në rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa në Federatën e Futbollit janë optimistë se gjithçka do të zgjidhet.

Eshte krejtesisht e vertete shprehja se ne shqiptaret nuk dime te bejme shtet, e te tregojme vlera ne administrimin e puneve! Turp e faqer e zeze! C’te thuash tjeter?
CI DUHET DUKES RAMES FEDERATES ME STADIUMIN .FEDERATA TA NDIHMOJE ME LEKE …DHE TI LEJE QE FITIMET TI MARRI BASHKIA ME PRESIDENTIN E SHKODRES.. DHE TE HAPIN VENDE PUNE PER POPULLIN E SHKODRES …. PER MIREQENIEN E QYTETAREVE TE SHKODRES… KESHTU BEJNE NE EUROPE ….. POR RAMA DUKA DUAN PERQINDJE DHE SI GJITHMONE BEJNE CDO GJE PER TE VJEDHUR SHQIPTARET….. TE KEN TURP ..
O gazetare me “kulture”-
Nuk shkruhet 0.025 per qind ,por 25 per qind.