Ngjarja e rëndë në Kamëz, polici i burgut qëllon qytetarin me armën e shërbimit

Edlira Shehu

Një sherr mes dy personave në Kamëz ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçari, i cili është qëlluar me qytën e pistoletës nga një gardian burgu.

Policia e Tiranë njofton se “rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë”.

Më tej mësohet se Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se autori “është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit”.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *