Ngjarja e rëndë në Kavajë, Presidenca: Të nisin menjëherë hetimet

Elena Tase

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë në qytetin e Kavajës, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Meta ka folur për këtë ngjarje me kryebashkiakun, Isa Sakja dhe ku i ka përcjell ngushëllime familjes së qytetarit që humbi jetën.

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

e.t./dita

Share This Article
12 Comments
  • Kjo tregon qe Presidenti eshte ne krye te detyres.
    Ke nevoje per pushime zoti president.Kete muaj je lodhur shume me dekrete dhe C`dekrete.

    • Ky boni sa boni sherr me nderkombetaret dhe kombetaret por me ne fund ja arriti qellimit:
      U be minister i brendshem!

  • Shkodra Kavaja Tropoja Lazarati fytyra e vërtetë e bastioneve të organizatës Partia demokratike si ,, hoxha ashtu xhemati “

  • Lere propagandën dhe dili zot vendit ka akoma kohë për reflektim të paktën bëj një gjë të mirë për këtë popull ne këto kohe te vështira. UJKU MJEGULL DO sa më e paqëndrueshme situata aq më shumë përfitojnë vjedhësit bandat uqijt dhe cakejt aq më keq ekonomia dhe turizmi. Larg mashtrimeve të bandës salul Noka.

  • Presidenti i karit.Vete vodhi thesarin e shtetit dhe eshte trafikant nderkombetar droge,ketej ben sikur i dhimset rregulli.Ptu te qifsha ropt dhe ty se ju shohin juve rrugecet dhe bejne si ju do trapi pastaj.

  • O ilir meta me shkrive duje qesh. Jeni bo nj grumbull buburrecash, ti luli monika berisha more dhe tak sakjen tek grumbullimi tani. Rroft qytetaria.

  • Ke dëshirë të bahesh Berisha i 097v. por të mungon një Sali Lushë dhe Izet Haxhi të pëlqen sjellja e tij në politik dhe në jetë ata i thua mik atij kjo tregon se pozitën e presidentit kushtëzu edhe me venbanim që na katundari mos të emrohet në postet ku kërkohet neutralitet kushtetues

  • Po ky çfare eshte, minister i brendshem apo kryeprokuror qe jep urdhera. Po ç’i duhet ketij me sa vritene e plagosen rrugeve apo ka inventarin. ka shkalluar lumemadhi!

  • Në 1977 në Autorepart ishte Malo Shehu, brigadier, dhe na kishte një shprehje: Shejtani kur s’kishte punë q.nte kalamajt në by.hë.
    Vallë ta kishte për LikeMonën?

  • Keti i duhen keto nderhyrje per te bindur popullin qe jam i ndershem dhe vdes per ty o popull po ne arken e pareve,florinjeve ama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *