Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Kavajën, ku pas përplasjes me armë të dy bandave humbi jetën kalimtari 52-vjeçar Ramazan Hasalliu, i cili kishte dalë të blinte bukë për familjen e vet.
Ditën e hënë gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 nga 5 personat e arrestuar. Ata janë Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj, Marjus Aliu dhe Agron Kollçaku.
Dy nga të arrestuarit u shfaqën duke qeshur para trupës gjykuese, një reagim aspak normal pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 52 vjeçari.
Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për Agron Kollçakun, arrest me burg për Marjus Aliun, Qazim Merkjën, Erald Hykën dhe Adrian Dedejn. Mbi Kollçakun rëndon akuza “moskallëzimit të krimit” ndërsa mbi katër të tjerët “vrasje në rrethana cilësuese”.
Të pestë personat u arrestuan një ditë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Kavajës. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person i gjashtë, Denis Aliu.

e.t./dita

Litarin Litarin Litarin
Do qeshin mire pas kesaj. Do qeshin e do te qajne kur te shohin driten e diellit, nese do te kene shans.
Varja ne Litar eshte zgjidhja per ksisoj monstrash!
Lake qenke shume optimist .Se them se nuk do te denohen me shume se 20-te vjet si grup prej 4, 5 personash . Te rinj jane jeten e kane perpara ,prandaj dhe qeshin .Se nje baba .familjar hallexhi u shti ne dhe nga dora mizore e njerit prej narkomaneve s”i dhemb qe do te doja qe ai hallexhiu qe flen kaq dite nen dhe te ishte prindi i dikujt prej tyre .Ja ku na coj droga e hashashi ne nje rini qe s”ndjen dhimbje e pendese perpara krimit ordiner . Dikur persekutoret tane kishin te njejten reagim ndaj viktimave te tyre e sot brezi pasardhes vazhdon ne gjurmet e tyre ,jo me te njejtin ideal por cudi me te njejten reagim ndaj viktimave .S”dij c”te them per kete ngjashmeri se dhe prejardhjen e familjeve te tyre nuk e dij vec ndjej revolte e dhimbje per kete rini te cthurur e pa gjak shqiptari .
Rita ,bravo per komentin tend .Me se i sakte .Zoti na ruajte .