Dëshmia e tij solli burgimin e përjetshëm të nënës së vet, për një vdekje që deri në atë moment mendohej si aksidentale.
Por kjo dëshmi e këtij fëmije atë kohë 5 – vjeçar, i cili para gjykatës tha se kishte parë të ëmën të mbyste të motrën 7 – vjeçare, ka shkaktuar tronditje dhe reagime pas një dokumentari të shfaqur në programin e Piers Morgan, “Killer Women”.
Aty u publikua rasti i 35 – vjeçares Amanda Lewis, e dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj AJ, dëshmoi se ajo kishte mbytur motrën e tij, 7 – vjeçaren Adrianna.

Lews u shpall fajtore në Shkurt të 2008 – ës, për mbytjen e të bijës në pishinën e shtëpisë, si dënim për sjelljen jo të mirë.
8 vite pas dënimit, Lewis vijon të pretendojë se është e pafajshme.
Përdorues të shumtë në Twitter diskutojnë nëse një fëmijë i moshës së tij ka mundësi të gënjejë.
Shikuesit shprehën edhe trishtimin e madh për situatën e të voglit.

Ndonëse vdekja e 7 – vjeçares fillimisht u trajtua si një tragjedi e tmerrshme aksidentale, AJ, në atë kohë vetëm 5 – vjeç u tregoi gjyshërve një tjetër histori.

Po,djalu duhet besuar!
Ai eshte vetem nje ENGJELL me i sinqerte,me i sakte dhe me i drejte se nje i rritur!
Femijet kurre nuk mund te perpunohen qe te thone genjeshtra si te rriturit!
Kushdo qe ka rritur femije ose ka nipa e mbesa te vegjel e ka provuar vete se sa te sinqerte jane femijet e kesaj moshe!