Një ngjarje e pazakontë dhe ende jo e sqaruar tërësisht ka ndodhur në Shëngjin, ku një shtetas rus është proceduar penalisht nga hetuesit e komisariatit të Lezhës.
Sipas forcave të rendit, rusi 37-vjeçar, me iniciale I.K.. ka vjedhur targat e automjetit të një shtetasi kosovar.
Policia kontrolloi banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit, si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes. / A2
Te shpallet non grata dhe te largohet menjehere nga territori i Shqipërisë.
Vjedhja e targave mund te jete për fshehjen e ndonje krimi te mundshem, duke fshehur targat e makines se krimit…
Me gjasë rusi s’është thjesht “rusi”, po ndonjë agjent i Putinit që do të të ketë dashur t’ia mbathë kosovarit ndonjë vepër kriminale. Akte të tilla nuk do të jenë të pazakonta tani që po i hapim portat e “Shengenit” ballkanik. Dhe kjo do të thotë që shteti duhet t’i hapë sytë.
Mbas cdo rusi qe ne kufi duhet te jete nje polic qe ta vezhgoj. I vetmi aktivitet i tyre eshte te mbledhin informacion.