Ngjarje e rëndë/ Babë e bir i zë korenti, 16-vjeçari humb jetën në vend, i ati rëndë në spital

Ornela

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në fshatin Lapardha të Beratit, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, ndërsa i ati i tij është rëndë në spital.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00, ku babë e bir kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë dhe kanë qenë sipër një mjeti bujqësor, i cili ka prekur telat e korentit, duke krijuar kështu një shkarkesë elektrike.

Për pasojë, 16-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa i ati i tij është transportuar në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ata kanë qenë duke korrur misrin, kur kanë kapur pa dashje telat e tensionit të lartë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *