Ngjarje e rëndë në Itali / “Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, meksikani pas gruas, tenton të vrasë edhe djalin

Ermir Ermir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mediat italian raportojnë se një meksikan 41 vjeçar, pasi ka vrarë gruan e tij, ka tentuar të vrasë edhe djalin e tyre 18 vjeç.

“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, mësohet t’i ketë thënë Jaime Moises Rodriguez Diaz të birit, para se të tentonte të mbyste djalin me një rrip najloni. Sipas policisë, familja meksikane kishte një muaj që kishin shkuar në Itali dhe Diaz punonte në një kompani italiane.

Mësohet se gruan, Silvia Susana Villegas Guzman, i shoqi e vrau me thikë për faktin se dëshironte të ishte ai zëri autoritar në shtëpi, dhe sipas mediave, janë grindur vazhdimisht.

Burri është arrestuar dhe pritet të dalë përpara gjykatës, për të vijuar me procesin e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *