Ngjarje e rëndë në Ksamil, 38-vjeçari plagos me thikë të miturin

J L

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë nga Emiljano Buzaj në Ksamil.

Policia informon se 38-vjeçari plagosi me mjet prerës të miturin për arsye ende të paditura.

Buzaj do të akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Nuk dihet se si është gjendja e të miturit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *