Një burrë ka ndërruar jetë disa ditë më parë në spitalin e Gjirokastrës, pasi ishte vetëhelmuar me pesticide. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin D.M., nga Përmeti.
Ai ndërroi jetë në spital, pasi rreth dy javë më parë ishte vetëhelmuar me pesticide që përdoren në bujqësi.
Merko u dërgua në spital më 26 qershor, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve, ndërroi jetë më 8 Korrik, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia. Hetimet janë në vijimësi lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Përmet Në vijim të komunikatës datë 26.06.2017 që bën fjalë për vetëhelmimin me pesticid të shtetasit D.M, më datë 08.07.2017, në spital, ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Përmet. Neni 99 i Kodit Penal.

po pse e shkruani me iniciale D.M dhe me poshte i permendni mbiemrin Merko