Ngjarje e rëndë në Tiranë, humb jetën një 20 vjeçar

redaktor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku rreth orës 20:25 një 20-vjeçar ka ndërruar jetë.

20-vjeçari me iniciale A.M., duke punuar në lavazhin e të vëllait në Unazë të Re ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *