Ngjarje e veçantë, 4 delfinë të vegjël shfaqen në bregun e Vlorës (VIDEO)

Elena Tase

4 delfinë të vegjël po përpëliteshin në cektësirat e bregut të Kërnisë, në pjesën e bregdetit Adriatik të Vlorës, kur disa pushues i kanë pikasur dhe kanë shkuar t’i ndihmojnë.

Videoja që po bën xhiron e internetit është dëshmi e dy ngjarjeve të veçanta; shfaqja e katër delfinëve së bashku në bregun e Vlorës dhe një gjest njerëzor i pushuesve, të cilët pavarësisht instiktit modern për të xhiruar çdo gjë, i ndihmuan delfinët të notojnë drejt thellësive.

Themi se është një gjest i veçantë, duke patur parasysh ngjarje të rënda në të kaluarën, siç ishte vrasja e një delfini në Ksamil verën e kaluar, për shkak të gjuetisë së paligjshme.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *