Ngjarjet e ditës në 3 karikatura

Ornela

Përshëndetje z.Thano

Po ju dërgoj disa karikatura, në qoftë se e shikoni të arsyeshme mund t’i botoni në gazetën që drejtoni.

1- Rama 3

Për muzat kishte shumë versione të ndryshme në antikitet, në lidhje me origjinën dhe numrin e tyre. Ishin burim i dijes dhe frymëzim për grekët, më pas për romakët dhe në kohët moderne edhe për ne shqiptarët.

Në mitologjinë greke, muzat ishin nëntë hyjni të lashta – vajzat e Zeusit e të Kujtesës, me udhëheqës Apollonin. Sipas Pavsanisë, kishte dy breza të muzave, në brezin e parë ishin tre dhe në brezin e dytë ishin nëntë, gjithë gjithë 12-të!

Thuhet se kur një artist i humbet muza, ai humbet krijimtarinë e tij, kur e gjen atë ai shpërthen. Po kur ‘’artisti’’ i gjen të 12-të muzat?

Me ‘’foton përkujtimore’’ të familjes së re qeveritare dhe me doktrinën ‘’personi i duhur në vendin e duhur’’ shpresojmë dhe urojmë që ‘’MITI TË TAKOJË REALITETIN’’.

2 – Et Tu Brute

Ndoshta jemi duke kaluar në epokën ‘’dixhitale’’, kemi lënë mënjanë tirazhin e ‘’filmit’’ bardh e zi…

 

3 – Ciklopi

Odisea pak muaj më parë mbyll veshët e tij dhe të shokëve me dyll, për të mos dëgjuar Sirenat dhe këngët e tyre magjepse, Non grata, Non grata).

Ai nuk i dëgjoi dhe vazhdoi rrugën drejt ‘’Itakës’’. Pas një udhëtimi tetë vjeçar nga rënia e ‘’Trojës’’, papritur i del përpara Ciklopi. Kësaj radhe plani për ta verbuar është shumë i ”komplikuar”. Do ta shohim në vazhdim, zemërimin e Ciklopit , ‘’majat e maleve’’ që do të kapi për t’i hedhur në detin e trazuar e për të ngritur dallgët e mëdha.

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *