Tensioni i krijuar në Maqedoni për shkak të ngjarjeve të rënda në qytetin e Kumanovës, ku humbën jetën 4 persona të etnisë shqiptare e kanë detyruar Federatën e Futbollit të Maqedonisë të shtyjë ndeshjen mes Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit të Shkupit që ishte programuar të zhvillohej këtë të dielë në orën 16:30. Ky vendim u mor për të shmangur të tjera përplasje të panevojshme në një klimë lufte që ka nxitur urrejtjen etnike në vendin fqinj.
Në fakt kjo ndeshje i përket javës së 30 të Ligës së Parë të Maqedonisë mes dy skuadrave që janë renditur në pjesën e sipërme të tabelës, me Vardarin që është ndjeshëm i shkëtur nga Shkëndija, që mban vendin e tretë në kuotën e 53 pikëve.
Edhe përballja e parë e sezonit pranveror mes Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit u shty për shkak të tensioneve në Gushincë. Mendohet që kjo sfidë do të luhet të martën, por gjithcka do të varet nga situata që do të jetë në Maqedoni ditët e ardhshme.
