Gazetari i kronikës Artan Hoxha, i cili nëpërmjet postimeve në Facebook ka thënë se policia i njeh vrasësit e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, që u vranë javën e shkuar në pragun e banesës së tyre në Shkodër, ka publikuar një video në emisionin “JAVA” në RTSH.
Në materialin video sipas Hoxhës, babai i ish-kampionit të boksit Asmer Bilali, e paralajmëron vrasjen e tij.
Astrit Bilali e ka filmuar veten në një komunikim me dëshmitarin e vrasjes së 14 Nëntorit 2018.
“Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut, 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt, 49 vjeç. Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019”, tha gazetari investigativ Artan Hoxha.
Ai shtoi se ka komunikuar disa herë me Bilalin në lidhje me vrasjet në Shkodër.
o.j/dita

Z.Artam.Si ka mundesi qe ku ndodhesh sot me nje njeri,te nesermen ky vdes,ose je me te ne tavoline dhe vjen vrasesi e s,te vret ty,por ate qe ke piketuar ti.Prokuroria te hetoje gjithe veprimtarine tende vrasese.