Ngjela: Dekriminalizimi, karremi për të kthyer Saliun në Kuvend

Bledar Lumani

Spartak Ngjela thotë se dekriminalizimi i Kuvendit ka qenë një karrem për të kthyer PD-në dhe Sali Berishën në Kuvend.

Sipas tij, ky ligj ka për të dështuar pikërisht për shkak të Berishës.

“Sa i përket inkriminimit, ju do të shikoni se do të dështojë Berisha.

E di pse? Sille ligjin thuaj, unë e njoh mirë teknikën legjislative, nuk bëhet dot ai ligj.

Ai e hodhi si shashkë, perëndimorët e kanë kuptuar, silleni ku e keni?

Pse janë shmangur? Cili ligj, çfarë ligji, do bëjë kod të ri penal? Nuk bëhet ai ligj, sepse është abstrakt.

Ligji bëhet me terma konkrete. Ajo flluskë sapuni ishte karremi që futën Saliun në Parlament. Saliu e vuri si kusht që të mos hynte kurrë në parlament, ata i thanë po do bëjmë ligjin për inkriminim dhe i thonë sille tani.

Janë lojëra të një niveli të marrë. Unë them që kurrë nuk do bëhet një ligj i tillë, mund të bësh dot një ligj për inkriminimin e shoqërisë, çdo të thotë”, ka thënë Ngjela në emisionin “Të paekspozuarit”.

Share This Article
2 Comments
  • O TAKU TOROLLAKU KOKAINA PO KAPLON SHTETIN DHE PO DJEG VATANIN, TI PO KREH FLOKET ME SALIUN

    sepse a e pe dhe e ndoqe mbreme emisionin OPINION te Fevziut ku

    Kryeprokurori Beci fliste njesoj si Prokuroret e Enverit?.

    Teoria se laboratori me i madh i kokaines ne Ballkan me BOSA nga familja HOXHA ka punuar per disa muaj ne Shqypni pa mbeshtjetje politike ne sferat me te larta te pushtetit eshte vetem per konsum te brendeshem se askush nga Bota nuk i beson nje teorie te tille nga Kryeprokurore si albanezi Beci qe po mbush median me deklarata konfuzive nga me te cuditshmet. Ne kunderpgjigje te ketyre deklaratave tejet allogjike te Kryeprokurorit te Krimeve te Renda mund te dalin shume pyetje tejet llogjike dhe me kryesorja eshte:

    PSE NUK KA FUNKSIONUAR ASPAK SHTETI PER ZBULIMIN E LABORATORIT TE KOKAINES “HOXHA”?

    por perkundrazi sipas te gjitha gjasave ka bashkepunuar ne te gjitha hallkat per mbarevajtjen e tij qe nga Doganat hyrese-dalese, policia me agjentet e saj, SHIK-u me strukturat dhe agjentet e tij, bashkepunimi me policite partnere te vendeve te trafikut, pushteti vendor ne hyqmin e Taulant Balles etj, por edhe institucione si CEZ-i qe me investigimin e faturave te energjise do te kishte zbuluar se ne Xibrake po

    LUHEJ DICKA E MADHE

    perpara se agjentet e Kryeprokurorit Beci te njoftuar nga ANTIDROGA gjermane te kuptonin te njejten gje.

    HE PRA PSE KESHTU?

  • Sali Berisha vazhdon te tallet me kete popull e kete vend. Ka gjetur shesh e ben pershesh. Nuk ka burra qe te vene Saliun perpara ligjit dhe te pergjigjet per gjemen qe i beri ketij popuuli per gjysem shekulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *