Kreu i PLD, Spartak Ngjela, thotë se kryeministri Rama duhet të dëgjojë zërin e popullit lidhur me armët kimike. Në një prononcim për “Panoramën”, Ngjela shprehet dakord me qëndrimin e ozpitës për referendum. Sipas Ngjelës, as qeveria dhe as Parlamenti nuk mund të vendosin për shkatërrimin e armëve kimike siriane, por duhet një referendum popullor. “Pyetja kryesore që duhet bërë dhe unë do vijoj ta bëj, është kjo: A ka mandat ky Kryeministër nga populli që të marrë vendime të tilla? Ky Kryeministër nuk e ka këtë mandat, as ky dhe as ai tjetri që donte të bënte centrale bërthamore”, tha Ngjela.
Ai shprehet më tej se nëse nuk dëgjohet zëri i popullit, në Shqipëri mund të priten trazira të mëdha.
“Këta nuk kuptojnë se sa e kanë masën e tyre politike dhe juridike. Populli nuk i ka dhënë mandat për gjëra të tilla, madje për një gjë të tillë nuk ka mandat as Parlamenti, ka vetëm populli, që flet me referendum. Nëse nuk bën këtë, do të ketë një trazirë të madhe në Shqipëri”, tha Ngjela.

sa e ndyre eshte politika. sa njerez te ulet jane politikanet!
KY GJITHMON KEHTU KA THEN: “DO KET TRAZIRA” KY JA FUT KOT SIPUNA E KOSTRIOT ISLAMIT QE I DESHTOJNE FORMULAT E PARASHIKIMEVE.
Taku cilin popull te pyesi?Ate qe thote qe sarini eshte nje gje e keqe.Te lutem se kam simpati per ty dhe nuk duhet te thuash gjera pa llogjike.Ai Rama eshte votuar per te drejtuar dhe jo te na pyesi ne se cfare do beje dhe ti kete e di shume mire.
Rinia te ciles edhe Zoti ja beri kohen behar,kurre se si nuk duhet te terhiqet nga Referendumi.
Per kete te gjithe duhet te jemi ne kembe e te shprehemi ne menyre te vazhdueshme,derisa Nerone shqiptar tja u heqim perfundimisht te drejten per te djegur,helmuar apo kurveruar “Nanen Shqypni”,me anen e Referendumit.
ta futen ty o ngjele dhe do te na e futesh ne tani
Referendum ishte 23 Qershori Avokat.Mbas 4 vjetesh behet bilanci i Rames.Kjo qe thua zotrote dhe ky referendum qe na servir behet kur te jete Greqia apo Serbia nga pas dhe jo Amerika.Me te ne krye ecim me sy mbyllur.Pershendetje.