Ngjela krijon Lëvizje jo-politike: Opozita jo e kthjellët. Elita politike kriminale

anazapta

Spartak Ngjela ka krijuar një Lëvizje të re. Avokati ka zgjedhur ta quaj Lëvizje e Re jo-politike. Në News24 ai thotë se elita politike është e lidhur me krimin, prandaj insiston se është e domosdoshme krijimi i një lëvizje opozitare.

“Shpesh herë gjërat bëhen me forcë. Presioni i opinionit publik ka dhënë shenja që ka gjasa të përmirësojë qeverisjen. Kemi një opozitë që nuk është ende e kthjellët për pozicionin real ka qenë 8 vjet në qeverisje dhe ka qenë në kontuinitet me korrupsionin. Po kalojmë në një kontuinitet në një vazhdimësi abuzive.

Shenjat janë që po bie në korrupsion dhe po ra në korrupsion do mbrojë korrupsionin. Po krijojmë një lëvizje jo politike. Kam takuar edhe zotin Spahiu edhe zotin Topi. Më pranë jam me zotin Topi. Të mundohemi të ngremë një lëvizje transversale.”- u shpreh Ngjela.

Më tej ai theksoi se kjo lëvizje e re do të bashkëpunojë edhe me shoqërinë civile. Ai theksoi se presioni i opinionit publik mund ta përmirësojë qeverisjen. Ngjela theksoi se do të zhvillojë edhe takime me personalitete të tjera për t’ju bashkuar lëvizjes.

“Bamir Topi është një lider i të djathtës dhe vjen me një backgraund të lartë. Se si do avancojë nuk e di por shpresojmë të jetë pozitive pa histerinë e pushtetit, rrëzimit të pushteteve. Hyra në bisedime me AK sepse përbëhet nga të rinj. U bashkova me një segment të së djathtës sepse nuk është bashkuar me të djathtën e rënë nga pushteti për moralitet. Elita e politikës është e lidhur me segmente kriminale. Që të bjerë xhaketa e krimit duhet rrëzuar gozhda. Do forcë popullore. Do prisni 20 vjet për të kthyer moralitetin në këtë vend.”- u shpreh Ngjela.

 

Share This Article
3 Comments
  • …asnjehere nuk e kam kuptuar se ke perfaqson z. Ngjela. As nuk ja vlen te lodhesh. Vec nje media me lajme puerile ta fut nen hunde; “ngjela PIU KAFE me topin” njeriu kerkon “nje adrese direkte” per te uluritur diku: “Kjo eshte cfare njerezit bejne perdite; PIJNE KAFE.” S’ka lajm kur dy mesoburra (a pleq) gjysme te merzitur gjindet ne nje tavoline, … duke bere muhabet. Vihet re nje korrelacion, te gjithe ato qe kane punuar me Berishen jane nder me te egrit ne sulmet ndaj tij. Kjo te le shije te hidhur (jo per berishen) ne raport ne Interesin Publik. Mund ta quajne Politike por e tille s’eshte. Kur s’te ngacmon njeri, rri ne jeten tende e mos na be Moral. Berisha ishte si ishte, para e pas teje, Edi eshte si eshte, si te dha Nje Ministri e si kur ta mohoi.

    Ekziston nje Guxim i admirueshem (dhe ne iluzione ka nje fare gallate) si nje person pa vota, pa reputacion popullor pa asnje gje te ofroje i shkon z. Rama: Dua nje ministri, se kemi bere marreveshje!? Vec nga kjo kerkova ne youtube, t’ja degjoj zerin. Tek emisioni i mirenjohur Shqip,”Mejhanja” degjoj z. Ngjela. Leviza kursorin 3 here, ne 3 pika te ndryshme pashe:

    1) I mungon argumenti. 2) I mungon respekti (nuk flitet duke i nxjerre doren me perbuzje nje gazetare femer- a mashkull) 3) Si mungon megaomania e pompozitetit. 4) Si mungon guximi per te shpalosur nje injorance ekstreme. Gazetari e linte pa korrigjime e krejt jashte-kontrollit. Lexo-drejtuesi i mejhanes, qe mbahet si Historian Amator, pikerisht ai qe u ka treguar Shqiptareve, kush ishte E. Hoxha. z Ngjela, ne nje moment i drejtohet: E di ti ore kush eshte Churchilli? Ne pozicion gjysme shtrember ne karrige, koken gjysme poshte, trupin gjysme te kthyer; me ironi e triumf. Dhe me pas i thote:

    – Churchilli ka ndryshuar Parti, ka qene Kryetar i Partise Laburiste dhe ka humbur 1/3-ten e pasurise per Kombin. Skandal! Si nuk shkruan nje ne emisione? Nga ato qe cojne SMS neper ta sikur tu varet jeta ne “llogje mejhanesh” e te thote: kjo eshte qesharake! Mos na fyeni me biseda, njerez e paraqitje te tilla. Te pakten jo sot.

    Kot, te sqarojme, Churchilli kur ndryshoi nga Tory tek Liberalet s’behej fjale per Laburiste! (Laburistet pas 1920 filluan te fitojne dicka) Ndodhi ne 1904, ne ate kohe ishte me teper pjese e nje fraksioni konservator. Akti i ndryshimit te Partise quhet “crossed the floor” se kalon nga nje ane e parlamentit tek tjetra, qe eshte perballe. Kemi Konservatore-Liberale. Crossed the floor ka dhe nje kuptim tjeter; minor, kur voton kunder Partise tende.

    Me 1923 humbi ne zgjedhje, me 1924 i bashkohet prape Partise Konservatore (si Minister Financash, ne qev. e stanley baldwin) e kjo eshte e gjitha. Churchilli s’eshte person i panjohur e ka 000 biografi per jeten e tij. Nga me autoritativet qe kam lexuar eshte ajo nga Roy Jenkins (politikan Britanik) qe permbledh mjaft qarte uljet-e-ngjitjet; me te gjitha akrobacite e oportunizmin e z. W. Churchill. Sa per ate “humbi 1/3-ten a pasurise”. Ai qofte. Nga nje tavoline klubi kjo s’thuhet :):) por hej…e thote/del ne TV.

    z. Ngjela para se ti jape gojes, ben mire te flase me pergjegjesi e saktesi per Shq, Britani e gjithshka; sa per Korrupsionin e Levizje…dihet kjo pune tashme.

  • o adam smith jr…..qe te krijosh ate qe thua ti ….duhet te kesh kryesoren voten.
    nuk je shume i besushem se ke qene minister drejtesie dhe ………………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *