Ngjela: Me Topin, Lëvizje e Re Jo-Politike. Do prisni 20 vjet për të kthyer moralitetin

redaktor

Spartak Ngjela tha sot se ka krijuar një Lëvizje të re që ka zgjedhur ta quaj Lëvizje e Re jo-politike.

Po krijojmë një lëvizje jo politike. Kam takuar edhe zotin Spahiu edhe zotin Topi. Më pranë jam me zotin Topi. Të mundohemi të ngremë një lëvizje transversale. Bamir Topi është një lider i të djathtës dhe vjen me një backgraund të lartë. Se si do avancojë nuk e di por shpresojmë të jetë pozitive pa histerinë e pushtetit, rrëzimit të pushteteve. Hyra në bisedime me AK sepse përbëhet nga të rinj. U bashkova me një segment të së djathtës sepse nuk është bashkuar me të djathtën e rënë nga pushteti për moralitet. Elita e politikës është e lidhur me segmente kriminale. Që të bjerë xhaketa e krimit duhet rrëzuar gozhda. Do forcë popullore. Do prisni 20 vjet për të kthyer moralitetin në këtë vend.”- ”- u shpreh Ngjela në një intervistë në kanalin News 24.

Foto: Ngjela e Topi fotografuar nga DITA, të enjten në një lokal në Tiranë

Share This Article
20 Comments
  • Nese lexojme pikerisht dje fiozofin italian Massimo Cacciari në gazeten”La Repubblica”,sqaron se gjithnje e me shume po ngushtohet dallimi politik midis te ashtuquajturve te majtë a te djathte!”Ata qe perdorin keto ndarje jane konservatore!…”Quella parola non serve piu,chi lo usa é conservatore” .Përkthejmë:”Kjo fjale(i majte a i djathte)nuk vlen me.Kush e përdor është konservator!”
    Spartak Ngjela ka kohë që nuk e njeh këtë term, dhe kjo lartëson konturin e tij si euridit dhe politikan i shkalles siprore.Elitë i cilësishëm, në mungesë të elitës moderne shqiptare! Rama bëri gafën e tij tradicionale në zgjidhjet komplekse politike dhe dhimbjen do ta ndjejë pas 300 diteve që ka kerkuar të monitorohet nga Sovrani,i cili e la edhe atë dhe Metën gojhapur me 1 milion votat e papritura,te cilat jo vetëm rrezuan me “nokdaun” Berishën,por e varrosen ate politikisht pa shprese ringjallje…Sovrani natyrshëm pret zgjidhjet, qe jane te shumta dhe teper komplekse për te cilat pikerisht drejtësia kerkon jo vetëm profesionist klasi,por dhe trimëri e gjoks të forti!Sepse me drejtësine shqiptare qe ka alarmuar jo vetem Sovranin me mosndeshkime te korrupsionit e krimeve te perbindshme,por dhe nderkombetaret!Konfront elitarizmit te avokat Ngjeles,i imponohet Sovranit,amatorizmi i Nasip Naco,ish minister dhe i perfolur për afera korruptive ne bashkqeverisje me Berishën! Të ulërish nuk mjafton,por zgjidhja tregoi ne vetvete dy probleme:Rama perhere prane gjenise se tij ka gafën,dhe se dyti,kjo qeverisje mund te jete e “kalkuluar”ne pikat kruciale te saj,denimi i korrupsionit dhe krimeve te ish qeveritareve.Pra,Rama është me këtë ajzberg Naco,i kapur perfundi gje qe shumica nuk e shikon ndersa te tjeret kane turp te hedhin syte!…Ngjela do spastronte drejtesine jo me luge,e pirunjë menyje,por me lopatë shqiptari qe kerkon pune dhe drejtesi!Nuk besoj se gaboj për kete!Idealizmi i Ngjeles eshte teper me afer verdiktit te Sovranit qe kete gafe te Rames e mban shenim.Shqiperia do të ndryshoje,per mire,me Ramen,Meten por taktika e zgjedhur dhe “kompromiset” do vonojne disi kohën,sepse korrupsioni dhe krimet e pandeshkuara do spostohen per me tej,por nuk do të harrohen asnjehere!Ishte nje gjetje e duhur shpallja per minister drejtesie nga Rama ne publik e Ngjeles,mosmbajtja e fjales,gafe e rende ne gjenialitetin e tij te premtuar,por qe duhet vertetuar ne qeverisje!Te tjerat jane normalitete qe krijojne pikpyetje nga veshtiresite e ekonomise se shkaterruar qellimisht,mungesa drastike e vendeve te punes,borxhi publik dhe rendi teper i pasigurte!10-12 ministra per nje Shqiperi te vogel dhe te paprodhim,ishin luksi i mirgjetur i Rames!…Mosha e re dhe gjinia e qeverisjes mund te jene tregues kureshtie ne fundin e kritereve serioze!…

  • …asnjehere nuk e kam kuptuar se ke perfaqson z. Ngjela. As nuk ja vlen te lodhesh. Vec nje media me lajme puerile ta fut nen hunde; “ngjela PIU KAFE me topin” njeriu kerkon “nje adrese direkte” per te uluritur diku: “Kjo eshte cfare njerezit bejne perdite; PIJNE KAFE.” S’ka lajm kur dy mesoburra (a pleq) gjysme te merzitur gjindet ne nje tavoline, … duke bere muhabet. Vihet re nje korrelacion, te gjithe ato qe kane punuar me Berishen jane nder me te egrit ne sulmet ndaj tij. Kjo te le shije te hidhur (jo per berishen) ne raport ne Interesin Publik. Mund ta quajne Politike por e tille s’eshte. Kur s’te ngacmon njeri, rri ne jeten tende e mos na be Moral. Berisha ishte si ishte, para e pas teje, Edi eshte si eshte, si te dha Nje Ministri e si kur ta mohoi.

    Ekziston nje Guxim i admirueshem (dhe ne iluzione ka nje fare gallate) si nje person pa vota, pa reputacion popullor pa asnje gje te ofroje i shkon z. Rama: Dua nje ministri, se kemi bere marreveshje!? Vec nga kjo kerkova ne youtube, t’ja degjoj zerin. Tek emisioni i mirenjohur Shqip,”Mejhanja” degjoj z. Ngjela. Leviza kursorin 3 here, ne 3 pika te ndryshme pashe:

    1) I mungon argumenti. 2) I mungon respekti (nuk flitet duke i nxjerre doren me perbuzje nje gazetare femer- a mashkull) 3) Si mungon megaomania e pompozitetit. 4) Si mungon guximi per te shpalosur nje injorance ekstreme. Gazetari e linte pa korrigjime e krejt jashte-kontrollit. Lexo-drejtuesi i mejhanes, qe mbahet si Historian Amator, pikerisht ai qe u ka treguar Shqiptareve, kush ishte E. Hoxha. z Ngjela, ne nje moment i drejtohet: E di ti ore kush eshte Churchilli? Ne pozicion gjysme shtrember ne karrige, koken gjysme poshte, trupin gjysme te kthyer; me ironi e triumf. Dhe me pas i thote:

    – Churchilli ka ndryshuar Parti, ka qene Kryetar i Partise Laburiste dhe ka humbur 1/3-ten e pasurise per Kombin. Skandal! Si nuk shkruan nje ne emisione? Nga ato qe cojne SMS neper ta sikur tu varet jeta ne “llogje mejhanesh” e te thote: kjo eshte qesharake! Mos na fyeni me biseda, njerez e paraqitje te tilla. Te pakten jo sot.

    Kot, te sqarojme, Churchilli kur ndryshoi nga Tory tek Liberalet s’behej fjale per Laburiste! (Laburistet pas 1920 filluan te fitojne dicka) Ndodhi ne 1904, ne ate kohe ishte me teper pjese e nje fraksioni konservator. Akti i ndryshimit te Partise quhet “crossed the floor” se kalon nga nje ane e parlamentit tek tjetra, qe eshte perballe. Kemi Konservatore-Liberale. Crossed the floor ka dhe nje kuptim tjeter; minor, kur voton kunder Partise tende.

    Me 1923 humbi ne zgjedhje, me 1924 i bashkohet prape Partise Konservatore (si Minister Financash, ne qev. e stanley baldwin) e kjo eshte e gjitha. Churchilli s’eshte person i panjohur e ka 000 biografi per jeten e tij. Nga me autoritativet qe kam lexuar eshte ajo nga Roy Jenkins (politikan Britanik) qe permbledh mjaft qarte uljet-e-ngjitjet; me te gjitha akrobacite e oportunizmin e z. W. Churchill. Sa per ate “humbi 1/3-ten a pasurise”. Ai qofte. Nga nje tavoline klubi kjo s’thuhet :):) por hej…e thote/del ne TV.

    z. Ngjela para se ti jape gojes, ben mire te flase me pergjegjesi e saktesi per Shq, Britani e gjithshka; sa per Korrupsionin e Levizje…dihet kjo pune tashme.

  • o ngjela o adam smith jr…..qe te krijosh ate qe thua ti ….duhet te kesh kryesoren voten.
    nuk je shume i besushem se ke qene minister drejtesie dhe ………………….

  • Po a nuk ishte Spartak Ngjela kryetari i komisionit parlamentar per hetimin e ngjarjeve te 1997? Cili ishte rezultati i atij hetimi? kush ishte fajtor per ate masaker kombetare qe ndodhi dhe pasojat e se ciles vazhdojme ti heqim ne kurriz ende sot e kush e di per sa vjet… Mua me duket nje njeri megalloman qe ne teori eshte shume i artikuluar por ne praktike as te q… as te leshon…

  • Ca thone se Ngjela duhej te ishte ne Qeveri. Perse valle? Se i provoi te gjitha partite e pastaj krijoi nje Parti qe ne shkalle Republike morri pak me shume se 2000 vota!? (Pra kaq njerez e donin dhe e mbeshtesnin Ngjelen dhe partine e tij. Mbase dhe keto vota i morri kandidatje per deputete e tij, bukuroshja dhe pretendentja per Miss). Se u be armik me Berishen se nuk i dha postin e ministrit te Drejtesise!? Se del ne TV dhe deklaron se ne 21 janar u vrane pak njerez dhe duhej te vriteshin mijra te tjere!? Se eshte nje personazh megalloman, mendjemadh dhe i pazoti te beje nje gje te hajrit.
    Degjojeni me vemendje kur diskuton, Nuk thote asgje me vlere, sillet e sillet e nuk del gjekundi! Ka mesuar disa thenie nga librat e ato i servir lexuesit si shpikje te rralla.

  • Me keqardhje por Ngjela ka filluar te kete probleme te kujteses,te arsyetimit,ben shume rezonime(i largohet idese kryesore te bisedes dhe harron te kthehet aty)….pra ka shenja lodhjeje dhe plakje.Ai eshte i mbytur ne borxhe dhe prandaj i duhej me doemos ky post.Nese i eshte propozuar post tjeter dhe nuk e ka pranuar,gabim ka bere,ishte shanci i tij i fundit.Kur themi se Berisha eshte plakur…duhet te pranojme qe edhe Ngjela po plaket.Lereni kete qeveri me gjak te ri te punoje,le t’i besojme..nese na zhgenjejne te bejme presion te hiqen.

  • Mendoj se avokati ne shume raste ka folur brockulla kur ka qene i ftuar ne emisione te ndryshe ne rast se i eshte ofruar dhe pozicion tjeter dhe nuk e ka pranuar ky e perforcon edhe me shume idene time.

  • Jam dakort me komentuesit ne favor te Ngjeles. Edhe vrejta kunder Ngjeles per qenien e tij kryetar i komisionit parlamentar per ngjarjet e vitit 1997 qendron. Aty Ngjela e qelbi, por ne keta 7 vitet e fundit kemi nje Ngjele tjeter, mos gabohem, dhe vetem ai mund ta conte para dejtesise Ilir meten, Berishen, Bashen dhe hajnat etjere te PS e PD. Ilir Meta vetem me 4 deputete e beri Berishen te kercente pupthi, dhe lind pyetja e regullit te treshit: Po me 16 deputete cfare mund t’i beje ai Rames? Qindin do i punoi. Kush ka besim tek Ilir Meta ka besim tek Begradi dhe Athina. Shihni kur Ilir Meta ta detyroi Ramen t’i japi Greqise Gjiun e Sarandes, pasi nje shenje te tille Rama e ka dhene kur e shpalli Janullatosin Qytetar Nderi te Tiranes si dhe e kish kryemik ne dasmen e tij. Besimin ne popull Rama filloi ta thyej qysh me ekipin e ri qeveises,ku asnje prej tyre nuk eshte specialist i fushes ku eshte emeruar, perjashtuar Kumbaren. Me falni, edhe ministrat e LSI jane specialiste…. sepse jane hajdute te sprovuar.

  • Spartak Ngjela nga idiotizmat qe kishte hanri burk ne komunizem Po gjera te tilla u dogj dy here kur ishte tePD. Nje her e mundi Rama nje here e ngrini Berisha se desht me u ba mbi te gjith.Po ku mendove more I shkret se te bijt e atyre qe te denuen,do te merrnin ku te duash ti.Te jeshi sigurt se as minister te pa portofol nuk do te benin,po kjo ishte loja more avukat [avukot ]ma mire me te thene

    • Mark uk
      O zot i madh çfarë injorance n’a pushton! Kush është Henri Burk? Ndonjë aktor ose aktore? Apo ndonjë politikan? Ose ndonje katundar pa dhëmbë? Apo ke dashur të shkruash hëngri burg?
      Zoti Mark nga United Kingdom kush është idiotizmi që ka shprehur Spartak Ngjela në komunizëm? Jam kurjoz!
      Dhe pse kjo urrejtje për një njeri qe nuk tradhëton idealin e tij? Për nje ideal pa kushte që duhet të jetë i yti, i imi dhe të gjithë shqipëtarëve kudo në bote.
      Çfarë vlersojmë ne si shoqëri? Jam shumë i trazuar dhe indinjuar nga komenti yt.
      Çfarë të shtyn te urresh këtë njeri të virtytshëm? A e keni dëgjuar kur ka folur z. Ngjela çfarë bindjesh ka! Dhe mbi te gjitha a keni kuptuar për ato që ka thënë?
      Jeni shumë larg të vërtetës z. Mark uk. Do më falesh për komentin e mësipërm në fillim te shkrimit dhe mundet ta fshija por e meriton. Nuk e kam personalisht sepse nuk të njoh. Por një njeri matet nga veprat, jo nga llafet dhe premtimet që jep. Dhe Spartak Ngjela ka dhënë verpa. U fut në burg për bindjet e tij demokratike në kohën më brutale të ndëshkimit gjatë komunizmit.
      Kemi tradhetuar virtytin dhe vlerat për vesin dhe zakonet e këqija.

      • O Eno!
        Mbroje Ngjelen,por mos na thuaj se hyri ne burg per bindjet politike!!!
        Ngjela eshte djali i ish ministrit te TREGETISE SE JASHTENE TE SHQIPERISE,pra njeriu qe bente RRUSH E KUMBULLA VALUTEN E SHQIPERISE!!!
        Kur e HENGRI SAPUNIN I JATI,ky filloi LLAPEN e doemos,qe do ta conin ne “PRODHIM” me Spac!!!
        Ku jane bindjet ketu???
        Cfare FJALIMI MBAJTI Ngjela atehere ne publik,qe te quhej desident???
        ASNJE DESIDENT NUK KISHTE SHQIPERIA!!!
        Shumica u futen ne burgje si ANTI KOMUNISTE,HAJDUTE DHE PEDERASTE!!!
        Per 2 mije leke DIFICIT APO SUFICIT,shitesi hynte ne burg atehere,dhe tani e quan veten I PERSEKUTUAR!!!
        A E DINI NJE RAST?:
        -Ne Lushnje,ish Sekretari i Komitetit te PPSH-se per sektorin ideologjik,nje fare maskarai ………………HALIT ELEZI,qe ORGANIZONTE DEMASKIMET E TE PERSEKURUARVE NE LUSHNJE,tani,pasi SIGUROI TRISKEN E TE PERNDJEKURIT POLITIK,ka ikur ne SHBA!!!
        HAAAAAAAAAAAAAAAA!!!!

  • Ore Mark uk,qenke analfabet fare,shko meso shqip.nuk thuhet hanri burk,por
    Hengri burg, jo avukat thuhet avokat.
    Por ku ke surrat ti te besh dhe ironi me Spartakun. Thuaj te pakten e kam inat
    se eshte i ditur,politikan i shkolluar,njeri intiligjent di te flase, jo si ty kokrra injorantit.

  • Shqiperia mund te behet,por NUK DUAN TA BEJNE.Shume i eshte premtuar ketij populli por u shkel ky premtim,me Z.Spartak Ngjela ,po keshtu ju premtua ruajtja e votave dhe Z.DRITAN PRIFTI.NATYRISHT TE GJITHA NUK MUND TE MBAHEN ,por dhe ministrat duhet te drejtojne sipas specialitetit dhe jo tjeterkund,pastaj na drejtojne si nard ndoka Min.e Shendetsise.
    Vota nuk mori Z.Ngjela sepse gjithe vemendja u perqendrua tek PS ,VETEM TE HIQEJ SALIU.
    Avokati te qendroje se i duhet nje ze i forte ,e mbrojtes kesaj qeverie ,vjen ora pak me vone.

  • Jam nje mik i Avokatit dhe e kam dit shume muaj parazgjedhjeve marreveshjen e tij me Ramen.Plot here kam degjuar bisedat e tyre ne telefon.Di dhe qe Ngjela e pergatiti Reforme. E thelle qe mbi te gjitha te tjerat i duhet ketij shteti…per tu bere shtet.Ama ja kam thene qysh ahere” veshtire do ta kete ta mbaje kete premtim Rama..” Dhe e din pse?
    – pse – me tha
    -Sepse ka shume qe e dine ate qe me ke thene mua” …Une e shpetova Berishen per 1997…”!Pastaj, Metes i duhet me cdo kusht ajo Ministri….!
    Avokati eshte ai qe eshte shfaqur para shqiptareve dhe do kishte dhene kontribut kolosal per drejtesine e munguar, mirepo nuk eshte ” ndreqje” ne pjesoren, kur ajo shemb te teren..!Konfiguracioni Meta Rama eshte nje lloj kasolleje ” Vllaqikohe” dmth me nje hu te gjate qe del ne maje.Por ai hu, po nuk u mbeshtet ne dy pika anesore keputet e bie si pahidhe.Ama kete here po ra nga ndonje “xeng” i Metes …i zuri te dy brenda dhe mori flake, … per ta djegur te gjithe te majten..Mos o ZOT!

  • Mos krijoni mite. Opozitarizmi i Ngjeles, ne cdo kohe, ai i hershmi gjithashtu edha ai i me vonshmi, nuk eshte i natyrshem, nuk eshte organik, por eshte reaksion, me shtyse baze rifitimin e asj qe ke humbur, por demokracia nuk eshte dhe as nuk duhet te jete rikthim. Pervec kesaj, z. Ngjela, ka mjaft mangesi ne formimin e tij, madje eshte sofist dhe delirant. Kjo duket qarte ne emisionet ne TV. Me kete nuk dua te them se me caktimin e Nacos eshte verpuar mire. Kjo kuptohet ka qene e diktuar nga ana e LSI-se.

  • Perse i hidheni Ngjeles more njerez??? Ju pelqen Ilir Koklopa Meta me shtepi masion me 40 dhoma dhe 13 banjo…??? Apo po prisni te bhet president e gruaja e tij krybashkiake e Tiranes…??? Ne ned ti hakerroheni Ngjeles, hakerrouni Edushit qe i dha ministrine Drejtesise LSIse ose thene popullorce “i vari melcite ujkut ne qafe”…

  • Keta te gjithe ti mbledhesh i ze fusha e stadiumit Qemal stafa.
    Ngjela po mbledh njerez per spartakiaden e 70 vjetorit te clirimit me duket.Per te plotesuar ngjyrat duhet dhe ndonje parti tjeter me udheheqes rinor sic eshte avokati.
    E vetmja merite qe ka ky eshte se ka shije tek femrat.
    Harroi ky miku qe ishte vete cekic per nguljen e gozhdes.
    Tani qe se lene me te vare xhaketen u kujtua qe duhet shkulur.
    I shkreti tani se ka me as forcen qe perdori per ta ngulur.
    Me xhakete ne krah po kerkon thumb per ta varur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *