Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ngjela për Berishën: Mos u merrni me një të marrë që do thyejë qafën në qershor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Ngjela për Berishën: Mos u merrni me një të marrë që do thyejë qafën në qershor
Politike

Ngjela për Berishën: Mos u merrni me një të marrë që do thyejë qafën në qershor

redaktor
Published December 11, 2012
Share
SHARE

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në një intervistë për A1Report atë që kryeministri Sali Berisha e quajti ‘darka e gabuar’, ku po gatuhej një puç ndaj tij. Ngjela tha se nuk duhet marrë seriozisht një i marrë. “Ju më duket se i merrni seriozisht të marrët. Sipas Ajnshtajnit, marrëzia dhe universi nuk deshifrohen. Universi ka filluar të deshifrohet me gjuhën e matematikës, marrëzia nuk kapet. Ti kuptove gjë nga ato që tha ai? Pse, atë do pyesin njerëzit se ku do bëjnë darkë? Është në hall dhe bërtet se ka shkelur ligjet, ka vrarë. Në çdo cep rruge shikon një komplot, njëherë flet me Zotin, njëherë me të vdekurit,” tha Ngjela, duke shtuar se nuk bëhet komplot me lugë e pirunj. “Preçi kishte 55 vjetorin, më ftoi mua, Ramën, Frangajn, Fevziun, Besnik Mustafajn. Këta nuk janë kundërshtarë. Mos u mërzitën se u thashë unë lëreni Saliun. U thashë atyre mos i shkoni nga mbrapa se u merr me vete, ai është kufomë dhe nuk fiton dot. Do të mundet këtë radhë. Kjo është historia që mund ta ketë mërzitur atë,” tha Ngjela. Avokati tha se Berisha është rrangallë, kurse PD është me ujëra të ndenjura. “Nisi të bëhej parti në ’91 dhe këta që hodhi Partia e Punës i morën këta. Ky është më qesharaku,” theksoi Ngjela. Ai tha se Berishën e urren gjithë populli dhe se do largohet pas gjashtë muajsh.

redaktor December 11, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?