Avokat Spartak Ngjela thotë se nëse do të arrestohet Ilir Meta i vjen fundi edhe Sali Berishës.
Duke komentuar aferën me mbledhjen e borxhve të CEZ, Ngjela shprehet se cështja “Meta” tani duhet të lihet të rrjedhë vetë.
Sipas tij as përpjekja e Berishës nuk e ndërpret dot.
“Pse është shqetësuar për ÇEZ-in Saliu? Dhe, pse është hedhur në një sulm qesharak me hetim ndërkombëtar? Sepse po i ikën Meta. Por mbas kompanisë së Metës, sigurisht do të vijë edhe radha e “kompanive mjelëse” të Saliut”.
“Janë të dy të rrezikuar: nëse arrestohet Meta me gjithë këto skandale; merr fund edhe korrupsioni Berisha. Këtu ka ardhur politika sot. Saliu asgjë nuk bën dot, se krimi është jashtë Shqipërisë. Tani është bërë hetimi”- shkruan Ngjela.

Berisha merr prokuror amerikan,si arbitra.Me amerikan e groposi Trebicken,me amerikan e shpelau videon Meta-prifti,me amerikan mbuloi Hiroshimen e Gerdecit,me amerikan mbuloi transfertat anti amerikane te sypeshkaqenit…
Ky Ngjela eshte tipiku i deficentit
Eshte me se e vertete kjo qe thote z.lato.