Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar këtë të premte se presidenti Ilir Meta është nën proces penal dhe nën akuzë.
Duke theksuar se goditja kundër korrupsionit në Shqipëri është një proces ndërkombëtar, avokat Ngjela ka thënë në RTV Ora se këtë proces nuk mund ta ndalë askush, aq më pak Meta, që sipas tij është në proces penal dhe nën akuzë.
Ngjela u shpreh: “Goditja antikorrupsion është një proces ndërkombëtar në Shqipëri dhe nuk ka forcë që ta ndalojë. Ky presidenti juaj do ta ndalojë, që është edhe ne proces penal. Është në kërkesë shkarkimi. Ai është në proces penal. I është ngritur komision hetimi parlamentar dhe ai bën sikur nuk kupton, vjen vërdallë. E keni parë ndonjëherë të ishte kaq aktiv? Asnjëherë. Ç’më bën mua pyetje të njeriut që është nën akuzë? E di çdo të thotë nën akuzë? Këta nuk e përballojnë dot se nuk janë avokatë. Edhe Clinton ishte nën akuzë, po ishte avokat. Është shumë e vështirë akuza që ta përballosh. Ta përballoj, të marri avokat dhe ta përballojë. Është nën akuzë, është ngritur një komision hetimi parlamentar kundër tij”.
e.ll./dita

Meta i meshon sikure te jete Donal Trampe. Ky eshte nen akuze dhe vazhdon akoma te perrallise per zgjedhje me 13 Tetore madje sipqasi keti dertimenti u deshka te behet trepale zgjedhje njeherash.
Vetem nje njeri qe e ka humbur turon munde te veproje keshtu.
Dosjet e renda jane nje ngjarje teper e rende nga ku Meta vazhdon ta degjoi sikletin, pore nga ana tjeter hiqet sikur nuk din asgje.
Ne shqiperi me siguri do te behet shembull si ne SINGAPOR. Kjo gjendje ka mbetruar edhe atje.!