Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela i ftuar në studion e Report Tv, tha se kryeministri Edi Rama duhet ta lërë topin në fushë sa i përket reformës në drejtësi, duke nënkuptuar që duhet ta fus në parlament edhe nëse nuk arrin konsensus me opozitën.
Por, sipas Ngjelës nëse kjo nuk ndodh atëherë edhe kryeministri tregon që ka frikë nga reforma, ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha.
Ngjela u shpreh i bindur se reformën në drejtësi nuk po e bëjnë shqiptarët por të huajt, amerikanët dhe gjermanët.
“Rama duhet ta fus për miratim në parlament dhe më duket se e kanë vendosur. Opozita nuk do dal kundër Amerikës se rrezikohet Saliu. ” tha Ngjela.
Ai shtoi më tej se marrëveshja e firmosur nga Rama në Uashington me FBI-në është nje fitore e madhe për hetimin shqiptar dhe kjo tregon që SHBA nuk tërhiqet nga reforma.
“Ata do godasin korrupsionin. Rama ka firmosur FBI. Ekspertët kanë ardhur. Kjo është një fitore e madhe për hetimin shqiptar. Ata e dinë ku është kriza. Nuk mund të futesh njerëz pa prova në burg. FBI është qen me erë që i vete krimit dhe e kap. Do ndërtohet sistemi hetimor që është inekzistent, që është në krizë institucionale dhe korrupsion. Do kemi dy pole të reja, hetimi i pavarur dhe gjykimi i pavarur. Nëse Rama nuk është i trembur duhet ta fus në parlament, pastaj këto po të duan ta votojnë,” tha kreu i Partisë Drejtësi dhe Ligj.
Sipas tij nëse refoma në drejtësi nuk kalon, atëherë hapi i dytë mbeten zgjedhjet e reja.

Nuk me habisin tipa si puna e Ngjeles qe komunistet nuk u lan gja pa bere,e kta behen perseri me ata qe qe jua shk..yen cfar u permban pragu.Kjo tregon se ata i ka perdorur komunizmi per qellime te veta,per te spiunuar sic ka bere edhe Spartaku.