Ngjitet në fron Mbreti i ri i Tajlandës, merr kurorën mbi 7 kilogramë

Bora Basholli

Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn ka marrë sot kurorën e fronit mbretëror, pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016.

Ditë më parë, në një njoftim të Pallatit, u njoftua se mbreti është martuar me partneren e tij, tanimë mbretëreshë Suthida. Megjithëse Tajlanda ka një monarki kushtetuese, familja mbretërore ka fuqi të mëdha.

Gjatë ceremonisë të së shtunës, 66-vjeçarit iu dorëzua kurora që peshonte plot 7,3 kilogramë. Pas vendosjes së kurorës, mbreti premtoi se do të sundojë në drejtësi, ashtu siç kishte bërë babai i tij. Kjo ceremoni po ndodhë në kohën e paqartësive politike. Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën më 24 mars, të parat që nga grusht-shteti më 2014, por qeveria e re nuk është zgjedhur ende.

Ndërkohë, Maha Vajiralongkorn është kontestuar gjerësisht jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga vetë familjarët pasi shihet si i padenjë për këtë post. Ai është fotografuar shpesh herë në vendet evropiane duke ecur me kanotiere të shkurtra dhe sandale, duke ekspozuar tatuazhet e trupit.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *