Rikthehet antraksi, sëmundja vret bagëtitë e para në Libohovë

Bora Basholli

10 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në fshatin Bulo në bashkinë e Libohovës.

Mësohet se shkak i ngordhjes së tyre është bërë sëmundja e Antraksit ose siç njihet ndryshe plasja.

Vatra e re kësaj sëmundje ka vënë në alarm sektorin e veterinarisë në Gjirokastër, të cilët kanë bërë vaksinimin e tufës dhe izolimin e zonës.

Landi Dame, përgjegjës i sektorit të veterinarisë konfirmoi se situata po mbahet nën kontroll.

Kujtojmë se kjo sëmundje ka shkakatuar dëme të mëdha në sektorin blegtoral në Gjirokastër vitet e kaluara. Qarku i Gjirokastrës njihet si një nga zonat më problematike të shfaqjes së kësaj sëmundje infektive.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Partine, shoke, partine… Bagetine e tfashe mos ta zere atraksi pa vk bagetise se imet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *