Michelle Mone, një biznesmene në fushën e prodhimit të rrobave të brendshme, u gjend në momentin e saj më të sikletshëm.
Asaj iu afrua një “fëmijë” për t’i dhënë një tufë lule dhe gruaja e ngriti atë hopa dhe e përqafoi.
Të gjithë të pranishmit shpërthyen në të qeshura. “Fëmija i luleve” ishte në të vërtetë një burrë i martuar, 45 vjeç.
Mone e mori burrin në krahë me qëllimin që të bënte një selfie me të, por dikush nga rreshti i parë i pjesëmarrësve bërtiti: “Ule menjëherë, është im shoq.”
Ngjarja ndodhi gjatë një konference për sipërmmarësit në Vietnam ku ishin të pranishëm 3 mijë njerëz.


