Ngre shtëpinë mbi taracën e pallatit

redaktor

Një profesor nga Pekini ka blerë një banesë në tarracën e një kompleksi banimi shumëkatësh në këtë qytet dhe për 6 vjet ka ngritur një mal.

Ndonëse për ndonjë mund të duket tërheqëse dhe joshës, fqinjëve që ndodhen poshtë tij në këtë ndërtesë u ka ardhur në maje të hundës.

Sipas ankesave të banuesve të ndërtesës, tavanet kanë filluar t’iu çahen nga pesha e madhe e mbindërtimit.

Administrata e kryeqytetit kinez më në fund ka vendosur ta hetojë këtë rast, si dhe sigurinë e shpikjes së profesorit Xang.

Në qoftë se konstatohet se mbindërtimi është i pasigurt, Xang do të duhet ta rrënojë malin e tij mbi tarracë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *