Ngrihet Byroja e Hetimit, nuk ndryshon “pika” konfliktuale

Saimir Lleshi

Qeveria ka miratuar projektligjin për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Fillimisht siç thuhet, kjo Byro do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe do të ketë në përbërje vetëm efektivë policie.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa ende nuk ka një komunikim zyrtar për të. Varësia e kësaj Byroje është një nga pikat më të debatuara midis mazhorancës dhe opozitës.

Demokratët kërkojnë që ajo të jetë në varësi të Prokurorisë, ndërsa socialistët e kërkojnë atë në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Projekti i mëparshëm u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Në variantin aktual thuhet se Byroja fillimisht do të ketë në përbërje punonjës policie. Kjo Byro synon të godasë fenomenin e korrupsionit tek zyrtarët e nivelit të lartë.

“Në mbledhjen e sotme u miratuan ndryshimet për Policinë e Shtetit. Kreu i Byrosë do emërohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa kryeprokurori duhet të japë pëlqimin.

Hetimet do të jenë nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Tashmë pr/ligji do të ndjekë rrugën parlamentare.

Bërthama e Byrosë mbetet aty ku duhet të jetë. Është miratuar drafti i SHBA me mbështetjen e ODAT”, tha ministrja Ermonela Felaj.

Për ngritjen e kësaj Byroje është investuar edhe ambasada amerikane në Tiranë./Dita/

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Byro qe te burgose Berishen dhe Meten nuk lejon Rama. Berisha i duhet ti mbuloje hallatet nga para, kurse Meta i duhet ti punoje ullukun nga prapa. Keshtu eshte programu Rama, ndryshe del prap lakuriq.

  • BYROJA-BORDEROJA-.BERISHA-BLUSHI-BIBERAJ -BUSHI!?
    Po krimin politik 25 vjet qe u shperbe Shqiperija kush do ta hetoje e gjykoje!?
    Ne sa Bordero O BYRO paguhen 25 vjet Berishat e Blushat e se ‘djathtes’ se QEPES e te ‘mengjeres’ se BYTHES me konvertimin e gjakut te femijeve shqipetare duke u bere miliardare!?
    Kush jane punedhenesit e Berishajve e Blushave e kush i ka paguar 25 vjet per te na ‘eksportuar demoKroacine e BYTHES e shperberjen:Beogradasit,Biberajt,Bushat……URGENT LIGJI RADIKAL ELEKTORAL E BERISHAT,BLUSHAT E TERE KARABUSHAT NE GIOTINE SI ANTISHQIPETARE E PER TRADHETI TE LARTE NDAJ ATEDHEUT!

  • Duhet te jete e pavarur. Nese do ket varesi ose nga Min e Brendshme ose nga Prokuroria, mos e beni fare esht kot. Ne Rumani esht e pavarur.

  • Keto jane mashtrime ‘par ekselence’…

    A u miratua i famshmi i stermundimshmi .ligj i dekriminalizimit ?!Poooo….Ku jane kriminelet?!…

    Byroja e hetimit…dhe po kaloi…do hetoje…Llalla do e zbuse…gjykata do e rrezoje…per procedure…Iku dhe kjo…

    Ligji per drejtesine…dhe po kaloi…nuk do te prapaveproj…te shkuara te harruara…si ’97…’98…etj…

    Thjesht konsum publik politik meqe ka rene konsumi publik fizik…

    Konsesuset shqiptare jane matrapazlleqe…”me jep te jap” dhe populli ne bythe e ka prape…(edhe une)…

    Dardha nen dardhe bie,thoshte Tjetri…Pra historia perseritet…Ndonje Ksere do e haj (Ksera perkthehet i thate)…se te njomit nuk i hyn zjarri…

    Jemi per lemeri…

    Flama ku eshte xhanem ?!?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *