Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi në Komisionin e Ligjeve, pikat themelore të Ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Në draft është përfshirë ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që parashikon domosdoshmërinë që Policia e Shtetit të aksesojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha databazat shtetërore dhe private të të dhënave. “Sot pengesa kryesore ose një ndër pengesat më të mëdha në hetime, është mungesa e informacionit ose pengesa për të marrë informacion që ose janë absolute, ose janë relative, deri në pikën kur informacioni vjen shumë vonë, aq sa nuk i hyn më në punë hetimit”, evidentoi Tahiri. Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të mos jetë i emëruar vetëm nga radhët e punonjësve të Policisë, por përcaktohet edhe mundësia për t’u emëruar nga radhët e Prokurorëve, duke përcaktuar garancinë që secili prej tyre pas përfundimit të mandatit të parashikuar në ligj, të kthehet përsëri në detyrën që ka mbajtur. Ligji përbën “shtyllën kurrizore” të reformës në Policinë e Shtetit, u shprehën hartuesit e tij. “Në ligj sanksionohet parimi “një shtet – një polici”, duke hedhur themelet për të mos lejuar shpërndarjen ose kaosin apo anarkinë e atributeve të Policisë Gjyqësore në shumë agjenci ligj zbatuese. Gjë që do të thotë që krime që deri dje fshiheshin pas vakumit ligjor apo mosveprimit të strukturave ligjzbatuese apo lojës, shpeshherë, “e ka kush e ka” dhe që në përfundim se ka askush. Kemi parashikuar në ligj që krime të tilla të mos gjejnë më boshllëqe, duke passjellë si pasojë mosndëshkimin e autorëve që konsumojnë të tilla vepra penale, të tilla si ndërtimet pa leje apo krimet mjedisore që deri dje nuk kanë hyrë në veprimtarinë e përditshme të Policisë së Shtetit, pavarësisht se ishin të parashikuara në Kodin Penal”, theksoi ministri Tahiri.
Sipas hartuesve, Ligji i ri garanton distancën që duhet të egzistojë mes Policisë së Shtetit dhe autoritetit politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të garantuar depolitizimin e Policisë së Shtetit nga njëra anë, dhe depolicizimin e vendimmarrjes politike nga ana tjetër. Në projekt është parashikuar pavarësia operacionale e Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe strukturave në varësi, nga Ministria e Brendshme, duke sanksionuar mos-informimin për veprime procedurale hetimore që kanë të bëjnë me hetimin autoriteteve politike. Drejtori i Përgjithshëm do të zgjidhet mes 3 kandidatëve dhe në fund të mandatit, nuk do të rikthehet më në Polici, por do të trajtohet me pension të veçantë. Gjithashtu ligji sanksionon një piramidë duke e zbritur numrin e zv/Drejtorëve nga 5, në vetëm 1. Ligji ndalon transferimin e policit pa kaluar minimumi dy vjet në detyrën që mban.
Ngrihet Byroja e Hetimit. Policia akses në databazat shtetërore e private
2 Comments

Saimir kujdes se per inatin e Sali Berishen po na ngereni byron politike……oooo Samo deri tani is nothing man just bla bla bla…..po problemi i Satos si u be? Ku policia doli tha qe po humbasim gjurmet e krimit….MI6 po zbulon krimet e vitit 1960 o toq ….vetem nje termet 10 ballesh mund ta ndryshojne pamjen e mafjes tuaj me kollare, mos harroni God is greate.
Neanderthal writing!