Projekti i dytë i paketës “One Billion Euro” që do të ndërtohet në vitin 2018-të është autostrada Thumanë- Vorë – Kashar. Burime zyrtare për televizionin Klan thonë se në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është krijuar një format zyrtar i dosjes së këtij segmenti i cili do të jepet për tu ndërtuar në partneritet me privatin.
Ministria ka ngritur edhe një komision për të vlerësuar ofertat për rrugën, ku formula që do të zbatohet është që investimi të kryhet fillimisht me paratë e kompanisë e më pas shteti të bëjë shlyerjen e detyrimeve ndaj firmës pas përfundimit të veprës.
Autostrada do të jetë e gjatë 20 kilometra dhe do të ketë 4 korsi. Në total shpenzimet që ka planifikuar qeveria për këtë rrugë shkojnë 257 milion euro.
Rruga planifikohet të lidhë zonat e banuara në Thumanë, Fushë Krujë, Vorë, Rinas, Aeroport dhe Kashar. Po ashtu do të bëhen edhe rrugë kalimi për lidhjen e këtyre zonave me autostradën. Fluksi që parashikohet në këtë segment është 12 mijë deri në 15 mijë mjete në ditë.
Projekti Thumanë – Vorë është një nga 6 projektet që qeveria ka shpallur si prioritare dhe ka vendosur t’i japë me koncesion të formës PPP, për tu ndërtuar nga privati e për tu paguar më vonë nga buxheti, duke realizuar veprat pa rritur borxhin publik. Në total parashikohet që 6 segmentet të kushtojnë 1 miliard Euro. / Tv Klan

Mbi 10 milion euro , per kilometer.
Shume.257 milion euro Per nje rruge krejtesisht fushore.
Sa per dijeni Autostrada Rreshen-Kalimash, 70 kilometer, me gjithe dy tunele, u tenderua dhe u fitua nga Bektel-Enka me vleren rreth 500 milion euro me tvsh, ose rreth 7 milion euro per kilometer.
Kjo qe shkruhet, ne qoftese eshte e vertete, eshte cmenduri
Cili eshte ai idiot qe do te planifikonte nje autostrade Thumane-Vore-Kashar? Me cilen do te lidhet kjo rruge? Çfare do te sjelle kjo rruge per ekonomine e vendit? Po pas Kasharit ku do te vazhdoje kjo rruge?
Autostrada Rrogozhine-Tirane me tunele urgjent.
Projektin dhe token vetem shteti, krejt investimi nga privati me tender te hapur. Mbas 5-10 vite kthehet pasuri shteti perfundimisht.
O specialist,ujqerit dhe cakejte qimen nderrojne, por vesin,kurre s’harrojne. Ndertimi, pra dhe rruget qe bejne pjese ne te, kane qene dhe do te mbeten pastrues lekesh te piset te riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imirali-politik ne dite e vite ne te tre pushtetet.Vettingu vellezer, vetem ai mund te beje te mundur ndertimin e shtetit te se Drejtes, ku ujqerit dhe cakejte e politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite te mbeten nje enderr e keqe e se kaluares. Prisni, nuke keni pare gje akoma, kjo autistrade eshte maja e ajsbergut, por dhe fundi i pangopesise per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djajve. Dridhuni e perdridhuni, po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet, duan apo nuke duan peshkaqenet e politikave sunduese ne te tre pushtetet,plus presidence, dhe ate pjese te biznesit apo medjas qe vazhdojne te pastrojne leket e piset. Dretesia do te behet se e ka kerkuar me force SOVRANI, SHBA, dhe BE.