Në seancën e kësaj të enjteje, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.
Komisioni do të jetë dypartiak, do të trajtojë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe propozimet e partive që kanë marrë në zgjedhjet e fundit jo më pak se 1 për qind të votave.
“Përbërja e komisionit do të jetë e barabartë mes shumicës dhe pakicës. Komisioni do drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PD dhe PS, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë, ekspertë ndërkombëtarë janë të ftuar”, ka deklaruar Ruçi.
Kryetari i Kuvendit ka shtuar se vendimet do të quhen kur të votohen nga të gjithë anëtarët dhe të kenë marrë konsensusin e bashkëkryetarëve.
Ndër të tjera Ruçi ka bërë me dije se, ditën e djeshme Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e Kuvendit.

Nese rrufjanet multi-deshtake nuk perjashtohen nga pjesmarrja ne komisionin per reformen zgjedhore, atehere ne vend te reformimit do te kemi serisht te njejtin deformim si me padrejtesine. Kjo e fundit ka te pakten pese vjet qe ose rri ne vend numro, ose ka degjeneruar dhe me keq se c’ishte me pare.
Perjashtimi i pocaqirave nga komisioni i reformes zgjedhore, dhe zevendesimi i tyre me eksperte te papolitizuar eshte kusht themelor qe ai ta kryeje sa me me perkushtim dhe paanshmeri punen e tij. Deri atehere, me vjen shume keq, por do hiqni te zite e ullirit o dele.
O rucovic,cfar morali do te kete nje komisjon ku si pozita qe ka shumicen dhe opozita qe ka pakicen te perfaqesohen ne kete komisjon si te barabarte,apo beme baba qe t’u ngjajme i thone ketije allakomisjoni?Turp,kohes se skenareve te peshtire te jashteqitjes shqiptare ne politikat e dites, i shkoje vapa me gushtin;thote populli,por nuke duan ta besojne bandat korruptive e kriminale roze-blu qe vazhdojne e sundojne dhunshem Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot.O rucovic,megjithse ky parlament u bojkotua nga shumica e popullit,perseri ju nuke doni ta besoni se vullkani popullore po vlon dhe nuke do te jete e larget ora kur do te shperthej dhe do tu marre perpara qe tu flake ne tej per te mos u ngritur me,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u duket nje enderr,dhe e nesermja nje ferr pa fund,se nga llumi erdhet ne nje fund te turpshem dhe pa kthim do te perfundoni.Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te ligesise.