Ngrihi dëshmorë një ditë, të shikoni poshtërsitë

Bora Basholli

(Pjesa e Dytë. Rehabilitimi i Zogut dhe Mit’hatit, baraz me rehabilitimin e Legalitetit dhe Ballit Kombëtar!)

Këta që përmbys,
kthyen historinë,
ç’do lënë të shkruar,
për brezat që vinë?!

Gjyq’ i historisë,
ka për të dënuar,
cilindo prej nesh,
që s’ka reaguar!

Jo veç historinë,
kush ka shtrëmbëruar,
po dhe kush nuk bëri,
gjë për t’i penguar!

Erioni që kemi,
tani kryetar,
pse e mban në këmbë,
një mbret tradhëtar?!

Është dhe bulevardi,
i Zogut të Parë,
Këshilli për ta hequr,
pse Vendim s’ka marrë!

Duhej që e majta,
të kish reaguar,
se çdo krim i Zogut,
është i provuar!

Zogun-Sali Kafsha,
rehabilitoi,
dhe rrugën e Salës,
Rama e vazhdoi!

Nga pjaca e lartë,
Zogu qe i pari,
i dyti-Mit’hati,
kryetradhëtari!

Duket si një plan,
i mirëmenduar,
zogistë e ballistë,
të rehabilituar!

Gjersa të dy kokat,
në bronz lartësohen,
gjithë ç’vinë poshtë tyre,
s’mund të akuzohen?!..

Na dolën të mirë,
të gjithë tradhëtorët,
dhe e gjithë e keqja,
mbeti tek dëshmorët!

Mirë do qe mos kishim,
fare tradhëtarë,
po nuk zhbëhet më,
ajo që ka ngjarë!

Ka plot dokumente,
dhe të gjithë ja dinë,
Ballit Kombëtar,
gjithë tradhëtinë!

A s’luftoi Kadriu,
në krah të gjermanëve,
dy operacione,
kundër partizanëve!

Dhe gra e fëmijë,
ky mostër ka vrarë,
dhe për këto vepra,
ndihej shumë krenar!

Nëse e harruat,
përsëri lexoni,
kujtimet që solli,
tek ne Auroni!

Dëshmorë e heronj,
tani s’kanë më vlerë,
vetëm tradhëtia,
nderimet i merr!

Sepse në një shtet,
kaq të korruptuar,
dhe lufta pa njolla,
s’mund të kish shpëtuar!

Ndaj u them të ngrihen,
dëshmorët-heronjtë,
se kalit të Ballit,
prapë ja vunë patkonjtë!

Ne luftën do mbrojmë,
me dhëmbë e me thonj,
dhe neofashistëve,
do t’u vëmë patkonj!

P.S. Pjesa e Dytë është ndryshuar plotësisht , krahasuar me botimin e parë.
A.DUKA

Share This Article
11 Comments
  • O te keqen e penes o trim!
    O te paste kombi te paste o djale!
    Nuk vdes kurr shqiptaria
    Se Argjirua lind trima si Avnia
    Bjeru tradhetareve
    Bjeru pa meshire
    Që prapanicen e greko-sllaveve
    Mbeten duke e lepire

    • ktë foton e ka bër duke parë komandarin që ja heqin zvarrë. madje po të mos ishte armiku i krehrit dhe sapunit, do ishte tëpkë komandari …thonë që qentë i ngjasojnë të zotit…

      për kë Auron e ka fjalën ky mor aman??
      për atë kolegun e Zan Caushit, që u squa historian pas 97 -ës ???

      ah po të kam thënë unë mor të kam thënë,po s’dëgjon ti
      !!
      po pse, me Erjonka cironka dhe auronka do i mundësh “armiqtë” ti ??
      ju kanë dalë djemtë pak ashtu … u mblodhën te vila e Dash Pezës dhe rrrrrrrilindën 😛 😛

  • 28000 dëshmor. Nese jan vrarë 10% e partizanëve i bie se Shqipëria kishte diku reth 300000 Partisan. Këta 5 vite hëngrën e pinë qelepirë nëper fshatar ku me vullnet e ku me zor. Këta e quan në kollaps ekonominë. Këta bënë qef dhe gallatë.

    • Mjerani Nardi,pa samar!
      Ushtria Nacional Clirimtare ne prag te Clirimin kishte 70 mije partizane!
      Ne sasine e deshmoreve te atdheut nuk Jane vetem ata qe ishin rreshtuar ne UNCL,por edhe ne kishte te tjera,si furnizues,koriere,mjeke,te internuar,qytetare te vrare nga pushtuedit si 84 qytetaret e Tiranes ne 4 shkurt 1943,antare te njesiteve guerile,punonjes te shtypshkronjave etj!
      Ne se ju kellirat ballisto-zogiste luftoni per te verteten,provojeni kete me shpalljen e mijra gjoja te persekutuarve qe marrin sot miliona nga shteti fashist i Rames.
      Doni te germoni per deshmoret,por filloni e germoni me keta kellirat tuaja qe Kane marre fallco nofken e te persekutuarve!
      Ja nje rast qe ju demaskon:
      Ish sekretari i Komitetit te PPSH-se per rrethin e Lushnjes,ku kishte 5 kampe internimi,i quajturi Halit Elezi,qe mbulonte sektorin ideologjik dhe bente demaskimet ne popull te personave qe ishin gati per ne burg,tani jeton ne SHBA si i persekutuar!
      Kulmi eshte se ky maskara ka bere gati edhe nje liber kushtuar te persekutuarve!
      Pò kesaj ke cfare i thua o plehre?

  • O shoku arben qe era mut vjen
    O skllav muzhik qe tjeter si ty nuk gjen
    Baba stalinin ti e do shume
    Per babe enverin mbytesh ne lume
    Idealet e qemalit ti kurre nuk i tradheton
    Miletin e lodhur perdite e helmon

  • O Arben Duka
    Vazhdo sherbej kombit ti leri keta shkodran nga Pyka e tropojan
    Qypa se merret populli me disa nga keta serbo-malazez.

  • Ahmet Zogu dhe Mithat Frasheri jane tradhetare ne koken tende,o Arben!
    Midhat beu eshte themelues i Pavarsise,ndersa Zogu eshte ndertuesi i shtetit .
    I kemi spjeguar arsyet perse Zogu eshte dhe perse enver hoxha nuk eshte.
    Perse Midhat beu eshte dhe enver hoxha nuk eshte.
    Kur te nderoje Roma Neronin,atehere do te nderohet enveri yt.

  • Ahmet Zogolli mbret i thençin se ia mbathi hajdutçe duke e lene mbreterine jo te lënë nga i jati ne meshire te fatit. Apo iku se do organizohej dhe do kthehej me i forte, gjasme.
    Dhe ku shkoi ne kulnim e luftes te strehohej pikerisht tek ata qe benin kuften,ata pra anglezet. Po meqe e mbante veten mbret me peshe si nuk hyri ne lidhje me ta per te çuar ndonje nga trimat e Legalitetit per te luftuar.
    Anglo-amerikanet bashkepunuan ne luften e dyte por jo me legalistet, por me ushtrine shqiptare qe ishte më së miri e organizuar. Prandaj LANÇ-ii ka qene dhe do mbetet nje lufte e nderuar per vete misionin qe pati,çlirimin e vendit nga okupatoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *