Ngrihuni dëshmorë njëçikë, të shikoni poshtërsitë!

Leda Hysa

Ngrihi dëshmorë njëçikë,

të shikoni poshtërsitë,

gjakun tuaj të mohuar,

dhe luftën e tradhtuar!

 

Uli kokën Shqipëria,

nga turpi dhe tradhtia,

tradhtia u shpërblye,

Mit’hati në bronz u kthye!

 

Mit’hatit që tradhtoi,

baltën Rama ja pastroi,

nga llumi ku qe e ngriti,

sa Tre të Mëdhenjtë e rriti!

 

Turp i turpit për së gjalli,

Rama-rilindas e shpalli,

tek E Majta ishte halli,

s’erdhi e keqja nga Balli!

 

Sepse Balli ishte sosur,

kishte cofur-qe fundosur,

por i dha ngjyra  epike,

nip’ i Byrosë Politike!

 

Dymijë e Tetëmbëdhjeta,

turpi që do nxijë gjithë jeta,

kur i pari i socialistëve,

u bë larua i ballistëve!

 

Ju heronj e ju dëshmorë,

që ratë me armé né dorë,

këta-që ju plaçin sytë,

ju vranë për herë të dytë!

 

Vepra juaj u harrua,

tradhtia u lartua,

trimat e njëqind sahanëve,

janë  nipat e partizanëve!

 

S’ju tradhtoi vegjëlia,

ju tradhtoi qeveria,

o Balo të hëngërt tenja,

e kishe të ligën brenda!

 

E gjithë Europa mbaré,

s’fali asnjë tradhtar,

po që nga rrënja i shkuli,

në shtyllë të turpit i nguli!

 

Po neve s’kemi të dytë,

vetes vetë ja nxjerrim sytë,

mohojmë luftën legjendare,

lartojmë bandat tradhtare!

 

Hedhim baltë mbi të vërtetën,

ndaj në bisht të bishtit mbetëm,

po historia është shkruar,

nga juve-o të bekuar!

 

Bekuar nga toka mëmë,

gdhendur-o në mijëra këngë,

as edhe Njëmijë Edvinë,

dot s’e zhbëjnë tradhtinë!

 

Ngrihi dëshmorë një ditë,

të shikoni poshtërsitë,

me të brendshëm e të huaj,

nuk e nxijnë dot emrin tuaj!.

 

Neve ju kemi të gjallë,

me yllin e kuq në ballë,

në çdo vatër shqiptare,

krenaria më e madhe!

 

Biro ç’është kështu me ju,

vitet tutje-ju të hu,

ratë në lulen e rinisë,

o dhëndurët e lirisë!

 

A.DUKA

Share This Article
14 Comments
  • Ngrihuni deshmore nje cike,
    te shikoni poshtersite,
    mos kerkoni komandante e komisare,
    se ato Enver Hoxha jua ka vrare,
    mos kerkoni komandantin Mehmet,
    se Enveri e qeroi ate si poliagjent,
    mos kerkoni Beqir, Hito e Petrit,
    se ato i qeroi Enveri per nje dite,
    se me shume se ne lufte Hitleri,
    i vrau pas lufte partizanet Enveri,
    numrin e deshmoreve mije 28,
    futi Enveri dhe ato qe vrau vet,
    Nako Spiron her hero her tradhetar,
    sipas oreksit te atij Enverit zagar,
    o ju komuniste sot gjuhe kafshoni,
    ato deshmoret kurre mos i kujtoni,
    se ato sikur luftes ti kishin mbijetuar,
    Enveri si komandantet do ti kish qeruar.

    • O populli!
      A me bej nje nder?
      Cdo mengjes e ke nga une racionin gati:
      Nje kove me…mut taze,ta hash familjarisht!
      E ke bio!

  • Po poshtersine tende, shoku Poet, a duhet t’a shohin deshmoret?
    Ti me bejtet dhe shkrimet e tua drejtove me dhjeteramijera njerez drejt Edi Rames.
    A nuk ishe ti qe me pallavra te rimuara bukur i mbuloje idiotesite e tij qe nga 2005 dhe deri para nje muaji?
    Bej nje bejte per vehten njehere pastaj shohim e bejme.

    • Dhe beri shume mire qe me dhjetramijera i drejtoi drejt Rames. Mos deshe zotrote t’i drejtonte drejt vrasesve, kusareve dhe shkaterruesve te Shqiperise?! Rama ka nje mal me gabime dhe marrezira. Por as qe krahasohet me mynxyrat, plehrat dhe kuçedren Berishe. As me Like Floririn apo Lul Bashen. Eshte me i keqi, por te tjeret as qe vihen ne kandar. Dhe deri sa te dale ndonje me i hajrit me Ramen do te vazhdojme. Do apo s’do Duka, ti dhe kompani.

    • Ti nuk je socialist i ndershem,se je kthyer ne ballist te flamosur!
      Shko me Ramen bashke dhe futuni tek Balli se ato tru keni o gomere!
      Pastaj sot nuk ka me socialista as te ndershem e as te pandershem!
      Ke degjuar njeri nga socialistet qe e kritikuan Ramen per tradhetine qe i beri Luftes Antifashiste?
      ASNJE!
      Mos ha mut kot!

  • Kenga per deshmoret kendohet ashtu siç eshte shkruar e kenduar ne laberi: “Ngrihi odeshmor nje çik,te shikoni miresit” Poshtersit ndaj tyre u;a ka bere sali gjirizi,qekurse s’a njeh daten e çlirimit,jo Rama.

    Pran’e pran’ esup me sup
    Flënë bijte e Shqiperise
    bijte e ntorit te kuq,
    ata qe pinë nje sisë

    Nena,per mbi ta rri zgjuar
    i shikon e shuan malle
    kujdeset mos jane zbuluar
    mos rënkojnë nga ndonje plage….

  • O Beno, iku koha atyre qe punuan, dhe sakrifikuan dhe jeten per Shqiperine. Erdhi koha hajdutve,xhepistave, horave, oligarkeve. Erdhi koha rrufjaneve qe bejne, deputetin, politikanin, per tu pasuruar, per te mbushur xhepat e tyre, se per popullin, e per vendin as qe duan tja dine fare. Si dhemokaret e saliellit, e tè bashovicit, edhe rilindasit mavri tè piktor edvin piktor specjalistit, bashke monen e lesh e lise, dhe like defterin, qe piktori km, e beri president.

  • Perseritje – Ja numerove Rames te gjitha ! Me duket ke harruar dicka , Vertete u nderua Mithat Frasheri , u ngriten o burra kontra shume comemntues si dhe Profesore e Historiane sebashku me juve poooor. Kujtoni nje cike kur bulevardi prezantoi fotot e 40 prifterinjve ! Papa i Romes prezent i shpalli Martire ! Aty ishin gjithe keto politikanet qe sulmoni e mbroni juve, aty ishte Trupi Diplomatik, Me shpalljen Martire te tyre u vu kapaku i periudhes se komunizmit dhe Enver Hoxhes. Edi rama i beri ceremoni fetare cunit te vogel nga vete Papa i Romes. Atehere cfare kini me Mithat Frasherin e tjere pas kesaj ngjarje madhore per Shqiperine e Kosoven. Ku ishin Profesoret e Historianet e juve comentuesit ne ate moment. Ata jane Martire ! Kush ka per te folur te flase tani ose te heshte pergjithmone !……. dhe ju nuk folet ,as nuk votuat kontra ne zgjedhjet qe erdhen pas prandej heshtni…..tung..

  • FENOMENAL !!!! FENOMENAL !!! FENOMENAL ! E ke Qarë kètè radhè i Madhi ARBEN DUKA !!! Pèr mua këto janë VARGJET e 2019 !!!!! RROFSH 1.000 VJET ARBEN DUKA ! ! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *