Katër shtete të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Arabia Saudite, Katari, Venezuela dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për të “ngrirë” prodhimin e naftës e për ta mbajtur atë në nivelet e janarit, me qëllim rritjen e çmimit që ka rënë në nivele drastike muajt e fundit.
Vendimi është marrë gjatë një takimi të ministrave të këtyre shteteve në Doha të Katarit. Ata shpresojnë që dhe 9 shtetet e tjera anëtarë të organizatës për eksportin e arit të zi të marrin të njëjtin vendim. Çmimi i naftës ka shënuar një rënie me 70% që nga qershori i vitit 2014 kur një fuçi, shitej me 116$. Aktualisht një fuçi shitet me 33.61$.
Sipas ekspertëve të huaj, një nga arsyet kryesore të uljes së këtij çmimi ka ardhur nga mbiprodhimi dhe kërkesa e ulët. Një ndikim ka patur dhe heqja e sanksioneve të kombeve te bashkuara ndaj Iranit, i cili tashmë lejohet të eksportojë naftë.
Një tjetër faktor është frika e kompanive të mëdha për të patur këtë produkt stok, për shkak të situatës delikate ekonomike në nivel botëror. /Dita/